AlbanianSport.com 18.10.2014 10:25
ASNN – Duke qenë se këtë javë kampionati ishte pushim, pas një dite pushim futbollistët janë grumbulluar për të filluar përgatitjet. Beratasit i rikthehen përgatitjeve për sfidën kundër Pogradecit.
Ndeshja do të luhet në qytetin liqenorë dhe përgatitjet kanë filluar me intesitet që në ditën e parë të javës. Kontribut të veçantë për këtë ekip japin dhe dy futbollistët, Gjata dhe Idrizaj, të cilët rikthehen pas dëmtimit disa-javor.
Futbollistët e kanë kaluar dëmtimin dhe i janë bashkuar pjesës tjetër të grupit. Ndërkohë trajneri Memushi do të ketë gjithë kontingjentin e mundshëm në këtë ndeshje në fushë të huaj duke tentuar suksesin në Pogradec.