AlbanianSport.com 30.09.2014 22:35
ASNN – Tomori i Beratit vazhdon të jetë në delir për atë fitore të sekondave të fundit ndaj Shkumbinit, të shtunën në Berat. Onils Idrizaj, me atë gol të shënuar në minutën e dytë shtesë, është kthyer në hero për beratasit, kurse trajneri i Tomorit, Eqerem Memushi, do të deklaronte: “Idrizaj na dhuroi tri pikët duke treguar se do të jetë ai që do të mbajë peshën e sulmit tonë”.
Ndërkohë kapiteni Gersi Arbëri, i cili edhe sipas faqes në “Facebook”, “FK Tomori” ka qenë lojtari më i mirë në fushë, do të pohonte: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës! Ishim të sigurtë që do ta nisnim me 3 pikë kampionatin dhe në fund ia dolëm ta gëzonim tifozërinë tonë. Personalisht dua të falënderoj drejtuesit, shokët e mi të ekipit dhe në veçanti tifozët, të cilët na mbështetën në një numër të madh”.