AlbanianSport.com 03.03.2016 20:10
ASNN – Tomori aktualisht është pa president dhe pa sponsor, ndërsa Bashkia e Beratit ka akorduar për vitin 2016 një buxhet prej 300 milionë lekësh.
Ajo që duhet theksuar është fakti se 100 % janë aksionet e Bashkisë dhe kjo e fundit është duke operuar për të gjetur disa sponsorë për skuadrën.
Në fakt janë disa donatorë, të cilët kanë dhënë nga një farë kontributi. Nuk duhet harruar që borxhi i Tomorit në vitin 2015 është 140 milion, ndërsa “avulluan” si pa kuptuar.
Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj, ka bërë thirrje të vazhdueshme për afrimin e biznesmenëve pranë skuadrës.
Dhe veç donatorit Kërkuti janë vënë kontakte edhe me dy supermarket “Big Market” dhe “Your Market”. E të dyja këto kanë vendosur që të sponsorizojnë për Tomorin.