“Tokio 2020”… Shqipëria dhe Kosova, një Olimpiadë “e hidhur” në mes

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2021 17:55

ASNN – Gjendja në KOKSH rrezikon pjesëmarrjen e sportistëve kuqezi në “Tokio 2020”. Olimpiada e Tokios pritet të ofrojë tablo me kontraste për dy delegacionet shqiptare që pritet të marrin pjesë në të. Nga njëra anë, është Kosova, e cila ka të konfirmuar me normë olimpike deri më tani të paktën 6 sportistë, ndërkohë që edhe 4 sportistë të tjerë kanë mundësi reale për ta arritur normën. Në krahun tjetër është Shqipëria, e cila ka vetëm dy sportistë që e kanë siguruar me normë vendin, ndërsa mundësitë janë edhe për dy sportistë të tjerë.

Këtu nuk llogariten mundësitë e sportistëve të tjerë që mund të shkojnë në Tokio nëpërmjet ftesave. Kështu, brenda normës olimpike në sportin e xhudos për Kosovën ndodhen 5 sportistë, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, kurse normën e gjashtë po e kërkon edhe Laura Fazliu. Ndërkaq, mundja ka siguruar prej muajsh një normë Olimpike, falë Egzon Shalës. Në muajt në vijim normën do ta kërkojë edhe vëllai i Egzonit, Edon Shala.

Por shpresa reale për biletën olimpike kanë Donjeta Sadiku në boks, Herolind Nishevci, Elhami Shabani, Fortesa Orana e Adelina Rama në karate, por edhe në not është Arti Krasniqi, i cili në vitin 2019 la skuadrën e Gjermanisë, për të përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare. Ndërkaq, për Shqipërinë, vetëm Luiza Gega në atletikë dhe Briken Calja në peshëngritje kanë siguruar vendin në Olimpiadë me normë, ndërsa pranë normës është edhe peshëngritësi tjetër, Erkand Qerimaj.

Edhe kampioni i Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj është kandidat për një biletë për në Tokio, ashtu sikundër ka dalë së fundmi si pretendent edhe gjimnasti rus që u shpall kampion i kontinentit në kalin me dorëze, Matvei Petrov. Mirëpo, për delegacionin shqiptar që synon Olimpiadën qëndron mbi kokë si shpata e Demokleut mundësia që të mos marrë fare pjesë në “Tokio 2020”.

Kjo për arsye të gjendjes së krijuar prej disa vitesh tashmë në Komitetin Olimpik Shqiptar, aty ku ditët e fundit, Asambleja e Jashtëzakonshme vendosi shkarkimin e Viron Bezhanit nga posti i presidentit. Por ky i fundit ka premtuar ta çojë çështjen në gjykatë dhe kjo nënkupton se, me amullinë e krijuar, Shqipëria rrezikon pezullimin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Me pak fjalë, midis Shqipërisë dhe Kosovës në rrugëtimin drejt Tokios qëndron një olimpiadë e hidhur në mes…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh