“Tokio 2020” ia kalon stafetën “Paris 2024”, nisin zyrtarisht përgatitjet

Share Button

AlbanianSport.com 09/08/2021 23:55

ASNN – “Paris 2024” nis zyrtarisht përgatitjet, Estongè: “Jemi gati për të drejtuar një maratonë përgatitjesh”. Tokio i ka dhënë fund Olimpiadës së vet, por një tjetër kryeqytet, këtë radhë në Evropë, bëhet gati për të Lojërat e ardhshme Olimpike. Është Parisi që do të presë Olimpiadën verore të vitit 2024. Shefi i kësaj olimpiade, Toni Estongè tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), se Lojërat Verore të vitit 2024 do të jenë “spektakolare”, por pranon se virusi korona dhe çështjet mjedisore mund të jenë ende një problem.

Megjithatë ai përgatitet të marrë stafetën nga Tokio. Estongè, fitues i 3 medaljeve të arta në olimpiadë në sportin e kanoes, tha se organizatorët e Lojërave të Tokios kishin treguar një “aftësi për t’u përshtatur me situatën” dhe ky ishte një mësim i mirë për ekipin e tij për t’u përshtatur deri në 2024. “Ne ende nuk e dimë në çfarë konteksti do të organizohen Lojërat, – pohoi ai. – Ne jemi pak a shumë të sigurt se do të përballemi me vështirësi, të lidhura me çështjet e klimës ose shëndetit, dhe kur të vijë koha ne duhet të jemi në gjendje të marrim vendime.”

“E dimë që do të duhet të mësohemi të jetojmë me Covid-19-ën, por duhet të shpresojmë që gjendja shëndetësore të përmirësohet deri në vitin 2024”, – shtoi ish-sportisti francez. Kur Olimpiada të kthehet në Paris, një shekull pasi u mbajtën për herë të fundit atje, sportdashësit do të tërhiqen shumë nga bukuritë dhe vendet historike që e bëjnë kryeqytetin francez një nga më të vizituarit në botë. Presidenti francez, Emanuel Makron zbuloi në fillim të Lojërave të Tokios disa hollësi.

Ai tha se dëshironin që ceremonia e hapjes të zhvillohej në lumin Senë, volejbolli i plazhit në Trokadero, përballë Kullës “Eifel”, ndërsa garat me kuaj në “Chateau de Versailles” (Kopshtet e Versajës) dhe garat e atletikës do të bëhen në Stadiumin “Stadë dë Francë”. “Ne duam ta bëjmë ceremoninë jashtë stadiumit, në zemër të Parisit”, – tha Estongè. – E deri në fund të këtij viti të kemi përcaktuar nëse kjo ide është e realizueshme apo jo. Ne jemi në gjendje të përshpejtojmë dhe ta organizojmë këtë olimpiadë maratonë me shpejtësinë e garës së 100 metrave.”

“Ne kemi kapacitetet e nevojshme për të organizuar një olimpiadë spektakolare”, – ka përfunduar Estongè. Tashmë pritet që kryetarja e bashkisë së Parisit, Anë Hidalgo, të sjellë flamurin olimpik, të dorëzuar nga guvernatorja e Tokios, Juriko Koike. “Paris 2024” po vjen dhe të gjithë shpresojnë që kjo olimpiadë të bëhet pa maska dhe pa 80,000 teste ditore për “Covid-19”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh