“Tokio 2020” / Dita e 10-të, seanca e paradites shpall dy kampionë të atletikës

Share Button

AlbanianSport.com 02/08/2021 16:30

ASNN – Triumfon Tentoglu në kërcim së gjati dhe Kamaço-Kuin në garën e 100 m me pengesa. Kështu, greku Tentoglu dhe portorikania Kamaço-Kuin ishin dy kampionët olimpikë të radhës që u kurorëzuan në seancën e paradites së ditë të 10-të të Lojërave Olimpike, që po mbahen në kryeqytetin e Japonisë, Tokio. Në fakt, dita e 10-të e Lojërave Olimpike që po vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ka nisur pas mesnate me orën e Tiranës me seancën e paradites me orën e Tokios, ku janë kurorëzuar edhe dy kampionë të rinj olimpikë.

Në kërcim së gjati, Huan Migel Eçevarria kryesoi përgjatë gjithë garimit, por u mposht pikërisht në fund nga Miltiadhis Tentoglu, që rrëmbeu kështu kurorën olimpike. Kubanezi u përpoq të provonte edhe në kërcimin e fundit, por pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të dorëzohej. Ishte një garë dramatike kjo e kërcimit së gjati, ku Eçevarria dhe Tentoglu, arritën të dy të kërcenin 8 m e 41 cm, por greku mori shkallën më të lartë të podiumit falë kërcimit të dytë më të mirë.

Ndërsa medalja e bronztë shkoi kubanezin tjetër, Maikel Maso, i cili gjithashtu u frenua nga dëmtimi dhe u detyrua të kënaqej me 8 metra e 21 cm. Kampioni i botës, Gejl, vuajti gjithashtu një dëmtim, ndërsa suedezi Tobias Montler mendoi se e kishte rrëmbyer kurorën, por e humbi atë për shkelje prej më pak se 2 centimetrash të vijës së kuqe të pedanës. Ndërkaq, një tjetër kampione olimpike që u kurorëzua në seancën e paradites ishte Xhasminë Kamaço-Kuin,.

Ajo mundi rekordmenen botërore, Kendra Herrison, në finalen e 100 m me pengesa për femra, duke u bërë portorikania e dytë që fiton një medalje olimpike. 24-vjeçarja regjistroi kohën 12 sekonda e 37 të qindtat në garën e zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Tokios, e ndjekur nga amerikania Herrison, që mbërriti në finish me kohën 12 sekonda e 52 të qindtat, vetëm 3 të qindtat para xhamajkanes Megan Taper, që mori medaljen e bronztë.

Kamaço-Kuin nuk arriti ta përmirësonte rekordin e saj olimpik prej 12 sekondash e 26 të qindtash, që ajo vendosi në gjysmëfinale të kësaj gare më 1 gusht, por i siguroi Porto Rikos medaljen e dytë të artë në histori.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh