Titulli i 20-të “kampion”, Flamurtari, dy dhjetëvjeçarë, me trofe kombëtar

Share Button

Basketball-logo-Femra

AlbanianSport.com 03.06.2016 08:35

ASNN – Për herë të parë një finale e rëndësishme luhet me gjyqtarë të huaj, ndërsa treshja malazeze nuk ka lënë asnjë vend për mëdyshje tek humbësit. Flamurtari në basketboll për femra ka marrë dje titullin e 20-të të “kampiones” kombëtare, ndërsa numëron dhe 18 Kupa të Shqipërisë dhe në total ka 38 trofe kombëtarë. Për Flamurtarin ky ishte titulli i katërt radhazi, ndërsa gjithçka është arritur në ndeshjen e 5-të ndaj Goga Basketit.

Një ndeshje me plot emocione dhe me një Pallat Sporti të tejmbushur, ndërsa tifozët vlonjat nuk kanë reshtur së brohorituri për vajzat e tyre. Madje në mbështetje të Goga Basket ka pasur dhe një grup tifozësh të ardhur nga Durrësi. Për herë të parë një finale e rëndësishme e basketbollit shqiptar është gjykuar me gjyqtarë të huaj, të tre malazezë.

Gjë që pas ndeshjes është kontestuar nga Flamurtari, sepse, sipas vlonjatëve, në gjirin e Goga Basket kanë qenë dy lojtare malazeze. Takimi ka nisur i shpejtë dhe me një mbrojtje të fortë të të dy skuadrave, ndërsa gabimet janë të shumta edhe për shkak të emocioneve të kësaj finaleje të fundit të sezonit. Dy pikët e para janë shënuar nga Goga Basket, por Flamurtari merr kontrollin e lojës dhe pjesën e parë e ka mbyllur në epërsi 15-12.

Në 10 minutat e dyta loja ka baraspeshë, ndërsa për herë të parë Goga Basket del për herë të parë në epërsi. Por në pushim, Flamurtari është në epërsi 31-30. Me rifillimin e lojës Flamurtari ka tjetër nivel. Myrto e Zykaj janë të papërmbajtshme nga distanca, Kostallari nuk fal nga poshtë koshit, kurse Plasa e Palko janë mjaft mirë me gjuajtjet për dy pikë. 52-48 në përfundim të pjesës së tretë. Flamurtari dominon në pjesën e katërt dhe duke fituar 23-14.

Ekipi vlonjat e mbyll të gjithë ndeshjen 75-62 dhe meriton titullin “kampion”, të cilin kapitenes Migena Plasa ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, së bashku me drejtorin e sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj dhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

 

Flamurtari – Goga Basket    75-62  (3-2)

(15-12, 16-18, 21-18, 23-14)

Flamurtari: Myrto, Zykaj, Rrapaj, Bleta, Palko / Lloi, Plasa, Hysaj, Kostallari, Hasanaj, Kasaj. Trajner: V. Toska

Goga Basket: Përmeti, Baraj, Turçinoviç, Xhanaj, Memushi / Popoviç, Qypi, Dishnica, Mehmeti, Kumi. Trajner: A. Greva

Gjyqtarë: I. Dragojeviç, Z. Rutesiç, O. Jokiç (Mali i Zi)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh