“Tirona Fanatiks” reagojnë pas dënimit: Luftë Halilit, Federatës, policisë…!

Share Button

AlbanianSport.com 06/01/2018 13:45

ASNN – “Fanatiksat” paralajmërojnë “luftë” me klubin dhe federatën, nuk e njohin vendimin e Disiplinës. Menjëherë sapo Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, shpalosi të hënën vendimet e tij, ku ndër të tjera është dënuar edhe tifogrupi i Tiranës, “Fanatiks”, këta të fundit kanë mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër, madje kanë refuzuar të njohin vendimin e FSHF-së, duke paralajmëruar se do të shkojnë në stadium në mbështetje të skuadrës dhe nëse do të ketë pengesa janë gati të bëjnë “luftë”.

 

Më poshtë po sjellim në versionin origjinal (dialektor) qëndrimin e tifogrupit “Fanatiks”:

 

 “Drejtuar: Tifozeve bardheblu, Opinionit Publik, Fedegjenerates Futbollit Shqiptar(F$hf).

 

Sot, komisioni i disiplines prane federates se padisplinuar dhe korruptuar koke e kembe, denon grupimin Tirona Fanatics me dy ndeshje per parrullat kundra turpit te TIRONES, Refik Halilit. Keto denime per tifogrupin ja sa selektive aq edhe qesharake sa personat te perfshire ne keto skenare: refik halili-federat-polici!

Jemi te vetdijshem se denimet vijne vetem me kerkese te ishpresidentit qesharak, ne bashkepunim me fedegjeneraten e futbollit vetem e vetem per te demtuar tifogrupin dhe zhdukur zerat kundra te tifozeve bardheblu..

Zerin tone nuk e censuroi dot nje sistem i tere, per vite me rradhe, e aq me pak mund ta censuroni ju, veglat e pushtetit dhe bashkefajtoret e bashkepunimit. Ju, qe po varrosni cdo dite e me shume futbollin, e po shkaterroni nje nga SIMBOLET e pakta qe i kane ngelur KRYEQYTETIT. Ne, zotohemi se do te jemi gjithmone mbas Tirones, edhe neser, atje ku ajo do luaj!

E sa i perket ish-presidentit qesharak te viles gold, ne, i zotohemi se sa te ekzistoje emri Tirone edhe emri Fanatics, ne kurre sdo te pushojme, ne kurre sdo te falim, per ne ti kurre sdo jesh pjese e Tirones, e sa te kesh jeten do jesh personi me i urryer i Kryeqytetit. Pavaresisht mjeteve te deshtuara qe perdor ne kurre sdo te ndalojme, biles ne sapo kemi filluar… Neser ne do te jemi aty! Poshte komunizmi!”, shkruhet në qëndrimin e “Fanatiks”-ave.

Nuk është hera e parë që tifogrupi i njohur i Tiranës mban një qëndrim të tillë të ashpër, sidomos pas përplasjeve me presidentin e klubit Refik Halili, të cilin tifogrupi nuk e miraton dhe i kërkon prej kohësh largimin.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh