AlbanianSport.com 08.11.2014 20:25
ASNN – Me takimin midis Teutës dhe Elbasani, që është luajtur të shtunën pasdreke dhe është mbyllur me fitoren e papritur të miqve me rezultatin 2-0, ka ngritur siparin java e 12-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila ka vijuar me dy ndeshjet e orës 17:00.
Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht njërin prej këtyre takimeve, atë midis Tiranës dhe Vllaznisë. Tirana ka përfituar më së miri nga humbje 0-3 që Partizani pësoi në Korçë ndaj Skënderbeut, duke fituar minimalisht ndaj Vllaznisë, duke marrë kreun e renditjes së Kategorisë Superiore pas 12 javësh.
Ndërsa në Korçë, Skënderbeu ka mundur Partizani, që erdhi si kryesues, me një gol të shënuar në pjesën e parë. Duhet theksuar se të kuqtë kryeqytetas e kanë luajtur shumicën e ndeshjes me 10 lojtarë, duke e mbyllur madje atë me 9 lojtarë, pas dy kartonave të kuq, nga një për secilën pjesë loje.
Dy takimet e fundit të javës së 12-të të Kategorisë Superiore luhen të dielën, dhe, duke nisur nga ora 13:00, Kukësi pret në fushën e vet Laçin, ndërsa duke nisur nga ora 16:00, Flamurtari është mysafir në Fier për t’u ndeshur me Apoloninë. Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Tirana, me 25 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu dhe Partizani, me nga 24 pikë, Kukësi me 22 dhe Laçi me 16 pikë.