Adriatik Balla 02.06.2015 11:20
Trajneri Shkëlqim Muça zyrtarizohet në krye të Tiranës. Ishte vetë presidenti Refik Halili që ka konfirmuar ardhjen e Muçës në krye të skuadrës, duke qenë i bindur se me eksperiencën që ai ka, me njohjen e ambientit dhe natyrisht me cilësitë e tij si trajnues, mund të mundësojë afrimin e Tiranës me titullin “kampion” gjatë sezonit të ardhshëm.
Të njëjtën gjë konfirmoi vetë Muça, i cili rikthehet në shtëpi pas një mungese të gjatë 8-vjeçare.
Kjo do të jetë hera e katërt që Muça drejton Tiranën pas eksperiencave në sezonet 1994-1996, 1999-2000 dhe 2005-2007.
Një tjetër lajm i mirë për tifozët e Tiranës është arritja e marrëveshjes me mbrojtësin Ronald Gërxhalliu. Pritet dhe mbrojtësi Franc Veliu.