AlbanianSport.com 24.04.2015 15:15
Tashmë është fakt i kryer që Tirana e Skënderbeu, pasi i kanë larë duart nga Kupa e Shqipërisë, teksa janë skualifikuar nga Kukësi e Laçi, tashmë do t’i vihen kampionatit. Skënderbeu kryesuese me 66 pikë dhe Tirana 63 pikë, ndërsa do të kenë shansin për t’u ballafaquar dhe një herë me ato që i eliminuan.
Që do të thotë se Tirana do të presë në “Qemal Stafa” Laçin, kurse Skënderbeu do të jetë udhëtues në “Zeqir Ymeri”të Kukësit. Kukësi-Skënderbeu është një sfidë që vlen sezonin e dy skuadrave, që gjatë viteve të fundit kanë qenë në duel në distancë, pasi Skënderbeu ka qenë tepër i madh për verilindorët, të cilët kanë investuar shumë në tregun e lëvizjeve të futbollistëve.
Ndërkohë Tirana-Laçi, teksa kurbinasit do të jenë që tani me mendjen tek finalja e Kupës, nuk do të jetë aspak çudi nëse do të fitohet nga bardheblutë e Maganit. Kështu që kjo javë duket se ruan shumë enigma me idenë që Tirana e Skënderbeu do të luajnë gjithçka në kampionat duke kërkuar titullin.
Kategoria Superiore
Java e 32-të
(25-26 prill 2015)
Të shtunën:
Flamurtari – Elbasani ora 14:00
Teuta – Partizani ora 17:00
Apolonia – Vllaznia ora 17:00
Të dielën:
Kukësi – Skënderbeu ora 16:00
Tirana – Laçi ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Skënderbeu 31 20 6 5 49-16 66
- Kukësi 31 19 6 6 48-21 63
- Tirana 31 19 6 6 42-21 63
- Partizani 31 18 6 7 34-22 60
- Laçi 31 16 9 6 37-16 57
- Flamurtari 31 9 8 14 25-29 35
- Vllaznia 31 11 4 16 26-34 34
- Teuta 31 8 2 21 26-45 26
- Apolonia 31 5 4 22 11-48 19
10. Elbasani 31 4 1 26 16-62 13