Tirana / Shehi: Stoli bardheblu, krenari, kreu është larg, hapat një nga një

Share Button

AlbanianSport.com 27/01/2021 19:25

ASNN – Diçka më pak sesa 12 orë pasi i kishte thënë “po” ofertës së presidentit Refik Halili, Orges Shehi u shfaq para mediave të mërkurën paradreke, ku foli për herë të parë si trajneri i Tiranës.

Trajneri durrsak u shpreh i lumtur që do të drejtojë tashmë klubin më të titulluar në Shqipëri. 43-vjeçari theksoi nuk i frikësohet presionit dhe situatës jo të mirë që po kalojnë kampionët e Shqipërisë.

Ai pranoi se mbështet politikën e klubi për promovimin e futbollistëve në kampionate të huaja. Edhe pse në karrierën si portier ka qenë kundërshtar i fortë i Tiranës, Shehi shprehet se kjo gjë nuk e pengon pasi në karrierë ka luajtur me 7 klube të ndryshme.

 

– Cili është mendimi juaj për ekipin aktual e Tiranës?

– Pyetja juaj ka gjithçka të vërtetë. Krenar që jam pjesë e klubit më të titulluar në vend. Duke pasur më shumë tituj në vend, presioni rritet. Kemi një rrugë të gjatë për të bërë përpara. Skuadra do të tentojë të ngjitet sa më lart. Hapat t’i marrim avash. Objektivat dihen për të qenë gjithmonë në majë.

 

– Si u bind Orges Shehi për të ardhur tek Tirana?

– Jam pjesë e futbollit prej shumë vitesh. Rreziku është i madh në këtë profesion. Nuk jam karakter që u shmangem përgjegjësive. E prita me shumë qejf ofertën e Tiranës për emrin që ka dhe kontigjentin aktual. Këto ishin arsyet që erdha këtu.

 

A janë shumë 16 pikë për të kapur titullin për Tiranën?

– 16 pikë është maja. Tani nuk mund të mendojmë për Vllazninë. Shkallë, shkallë ngjitesh lart.

 

Keni qenë kundërshtar i Tiranës në të kaluarën… si ndjeheni?

– Unë e di që Tirana ka tifozët më të zjarrtët në vend, që e jetojnë shumë këtë fanellë. Dua që t’i kënaqim sa më shumë, pak rëndësi ka se ku kam luajtur. Kam ndërruar 7 ekipe.

 

Do të trashëgoni ekipin e Egbosë dhe Dedes… a është kjo një sfidë?

– Kur e merr një ekip në mes sezoni. Nuk mund të bësh llogari se kush e bëri ekipin dhe kush jo. Unë kam njohur për ekipin. Kemi kontigjent të denjë për të luftuar për sa më lart.

 

– Sa vështirëson punën tuaj aspekti psikologjik?

– Nuk ndodhemi mirë në renditje, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkuar sa më lart. Që nga stërvitja do prek ekipin, mund të jap një opinion. Sigurisht, ka ndikuar dhe fati, mungesat dhe ana psikologjike.

 

– Ju tremb presioni?

– Presioni është i pranishëm dhe normal sepse ka pritshmëri të mëdha. Nuk i frikësohem presionit. Nëse klubi ka politika për të kaluar një futbollist nga një kampionat në tjetër, sigurisht që do ta promovojmë në futbollin bashkëkohor. Për sa i përket ndërhyrjeve që thoni ju. Kam qëndruar me presidentin deri vonë, nuk më është thënë kjo. Më intereson rezultati, pak rëndësi kush luan në fushë.

 

Megjithatë, drejtoni një ekip që nuk e keni ndërtuar vetë…

– Po të jetojmë me rrezikun se çfarë do të ndodhë nesër, i bie të mos punojmë fare. Tirana është larg, por mund të ngjitet. Rreziku  është dhe në jetën e përditshme, jo vetëm në futboll.

 

– Sa beson Orges Shehi?

– Unë me stafin tim jemi të bindur që duhet të bëjmë maksimumin nga çdo anë. Rezultatet të mbajnë në punë. Vij me dëshirën për të qëndruar gjithë jetën, por dhe me idenë se mund të iki nesër.

 

– Çfarë mendon për alternativat e shumta të zgjedhjes së futbollistëve?

– Patjetër që është plus kur ke kontigjentin e plotë. Lojtarë nga viti i kaluar janë kampionë. Uroj që të kem dhimbje koke për alternativat se kë do zgjedh.

 

– A ka frikë Orges Shehi?

– Frikë? Aspak, kujdes po.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh