Tirana / Shehi: Bylisi, “kockë e fortë”, shpresojmë që fusha të jetë e mirë

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 18:35

ASNN – Ka korrur një fitore të papritur, duke mposhtur në fundjavë Vllazninë në Shkodër dhe duke hapur kampionatin, por të mërkurën vjen një tjetër lloj sfide, sepse Tirana sfidon Bylisin në përballjen që do të luhet në Stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit, duke nisur nga ora13:00. Para kësaj sfide, para gazetarëve ka dalë trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili foli për përballjen me ballshiotët dhe çështje të tjera të ecurisë së bardhebluve. “Personalisht jam i mendimit që nuk ka kundërshtar të lehtë, sidomos në këtë fazë të Kategorisë Superiore, kur skuadrat janë me objektiva të qarta”, – ka thënë ai.

“Nuk është ndeshje e lehtë, është një ndeshje që do vlerësim maksimal, – ka vijuar durrsaku i stolit të kryeqytetasve. – Skuadra akoma nuk është në 100%, kemi mungesa. Najdovski akoma nuk është bashkuar me skuadrën, po ashtu dhe Danso për arsye shëndetësore, që dihen tashmë. Kemi dhe pak probleme me Torasën dhe Kalenë, sepse nga ana fizike nuk janë në 100%. Por, lojtarët që u futën në fushë ndaj Vllaznisë, mendoj se e përligjën besimin dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Futemi në fushë për të dhënë dhe marrë maksimumin nga ndeshja. E dimë shkallën e vështirësisë.”

“Por kurrsesi nuk duhet të mendojmë humbjen apo barazimin, duhet të mendojmë atë, që ne duhet të japim 100% tonë në fushë, – ka vijuar kreu i stolit bardheblu. – Se çfarë prodhon fusha është tjetër gjë. Jemi në një situatë që pikët janë të domosdoshme, do të luftojmë shumë për t’i marrë ato. Unë mendoj që në drejtim tim skuadra është shfaqur mirë, përveç ndeshjes me Teutën, që nuk ishim vetvetja. Ishte një ndeshje për t’u harruar. Me Kukësin nuk morëm atë që merituam. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë, përqendrim dhe impenjim, për të bërë mirë dhe për të marrë vazhdimësinë që është shumë e nevojshme.”

Pë trajnerin e Tiranës, Bylisi mbetet një “kockë e fortë”. “Po luajmë përpara një kundërshtari që s’kemi fituar asnjë ndeshje dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta fitojmë ndeshjen, – ka thënë Shehi. – Kundërshtar që këto javët e fundit po bën mirë, çka ja vështirëson manovrën ekipit dhe mënyrën si do të luajë. Bëhet e vështirë ndaj një kundërshtari të tillë. Terreni mendoj që në këtë kohë të tillë, besoj do të jetë në gjendje optimale. Shpresoj të jetë në gjendje të mirë që edhe skuadra të shprehet mirë. Për mendimin tim, ja kam thënë dhe atij, Taulant Seferi është një nga lojtarët tanë kryesorë.”

“Jo më kot u zgjodh lojtari i ndeshjes me Vllazninë, për atë që i dha skuadrës, – ka këmbëngulur ai. – Sigurisht që sulmuesi edhe raste do të humbi, por kur prodhon shumë dhe mban mbrojtjen gjithmonë në tension dhe kur shërben, unë besoj se ka bërë mirë. Dha pasimin tek goli i dytë i Kalesë. Ka shënuar 2 gola. Kam besim te aftësitë e tij. Shpresoj që të mërkurën ai të shënojë, për të marrë atë që krijon. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për momentin ku ishim. Një fitore, që duhet të na shërbejë për vazhdimësinë. Në qoftë se nuk fitojmë ndeshjen e radhës, gjithçka shkon dëm. Duhet të shikojmë ndeshjen e radhës.”

Të rikuperojmë pikët dhe të shikojmë të arrijmë atë që kemi përpara. Pastaj në fund fare bëhet llogaritë. Gara është e gjatë, ka shumë pikë në lojë, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Orges Shehi, duke folur para ndeshjes me Bylisin.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh