AlbanianSport.com 19.11.2014 17:05
ASNN – Duket se koha kur Tirana luftonte për mbijetesë i përkasin së shkuarës. Tani bardheblutë e kryeqytetit kryesojnë renditjen e Kategorisë Superiore dhe titulli “kampion” është objektivi kryesor. Ky ndryshim vjen si pasojë e qartësimit të situatës në klub pas kalimit zyrtarisht të shumicës së aksioneve nga Bashkia e Tiranës te Refik Halili.
Tahmë me 66 % të aksinone, Refik Halili ka përshkruar një të ardhme të shkëlqyer për Tiranën. Gjithsesi, presidenti i klubit bardheblu është shprehur i hapur edhe për aksionerë të tjerë. Halili ka shpalosur edhe disa projekte për modernizimin e klubit, ku më rëndësishmi është rregullimi i aneksit të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Skuadra e Tiranës në futboll ka tashmë administratorin e saj, Refik Halilin. Ai do të ketë 66% të aksioneve të klubit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e Bashkisë së kryeqytetit. Synimet kryesore të administratorit Halili, janë rikonstruksioni i stadiumit “Selman Stërmasi”, krijimi i një stafi të ri organizativ dhe ndërtimi i Akademisë së Tiranës.
Refik Halili është tashmë donator i vetëm i Tiranës. Pas vendimit të fundit të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Halili ka 66% të aksioneve të klubit, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të jetë e Bashkisë. Në një konferencë për shtyp, dhënë sot, administratori i Tiranës, Refik Halili ka parashtruar planin afatgjatë që ka për këtë skuadër.
Për të patur një drejtim sa më saktë të skuadrës bardheblu, Halili është shprehur se do të afrohen edhe donatorë të tjerë, si familja Nuri, Morina etj. Ndërsa shumë pranë është edhe afrimi i një sponsori shumë të fuqishëm. Synimi kryesor i Refik Halilit është edhe ndërtimi i Akademisë së Tiranës, e cila do të jetë më e mira në vend dhe do të fillojë me stërvitjen dhe administrim që nga grupmoshat e deri tek ekipet e para.