Tirana përmbyset në Shijak, Bicaj godet dy herë për 3 pikët e Teutës

Share Button

AlbanianSport.com 02/01/2018 18:55

ASNN – Tirana regjistron disfatën e radhës, Flamurtari shtang Kukësin dhe ngjitet si pretendent. Kategoria Superiore luajti sot dy ndeshje të javës së 11-të të saj, ku në të dy takimet pati surpriza, emocione dhe spektakël në lojë, por me një përfundim të hidhur për Tiranën, e cila regjistroi një tjetër humbje dhe tani pozitat e saj në renditje janë vërtet të ndërlikuara.

Kryeqytetasit pësuan disfatë nga Teuta me shifrat 2-1, në një takim të luajtur sot në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut. Ai që bëri heroin për durrsakët ishte pikërisht një mbrojtës, Ditmar Bicaj, i cili e përmbysi ekipin bardheblu që po fitonte deri në minutën e 70-të. Si fillim, duhet thënë se ndeshja vonoi në nisje, për shkak të një banderole që tifozët e Tiranës tentuan të ngjisnin në tribuna.

Por nuk u lejuan dhe ndeshja filloi me 12 minuta vonesë deri në heqjen e banderolës dhe nisjen e takimit. Në fakt, Tirana shënoi e para me Edon Hasanin, në minutën e 27-të (më shumë ishte autogol i Shkallës) dhe u duk se po kthehej më në fund tek fitorja. Luajti mirë në shumicën e kohës dhe pati raste të shumta shënimi. Bardheblutë po e dominonin ndeshjen në çdo aspekt dhe ishin superiorë edhe në fillimin e pjesës së dytë.

Por një gol i Ditmar Bicajt, në minutën e 70-të ndryshoi rrjedhën e ndeshjes në mënyrë të pabesueshme. 3 minuta më vonë Bicaj realizoi edhe golin e dytë, duke tronditur keqas Tiranën në një ndeshje ku ajo krijoi vetëbesim dhe kishte shpresë të merrte 3 pikë. Në fund trepikëshi shkoi për durrsakët që ngjiten në kuotën e 18-pikëve, duke iu bashkuar grupit të kryesuesve.

 

Kategoria Superiore

Java e 11-të

 

Të premten:

Teuta – Tirana                       2-1

Kukësi – Flamurtari              1-2

 

Të shtunën:

Luftëtari – Laçi                       (14:00)

Skënderbeu – Kastrioti        (17:00)

Kamza – Partizani                (17:00)

 

Renditja

Nr.       Skuadrat        Pikë

  1. Skënderbeu  23
  2. Partizani        22
  3. Kukësi            19
  4. Flamurtari      18
  5. Teuta              18
  6. Laçi                 16
  7. Tirana               9
  8. Luftëtari          9
  9. Kamza              8
  10. Kastrioti   4

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh