Tirana, Partizani & Luftëtari, sezoni në prag, objektivat mbeten madhorë

Share Button

AlbanianSport.com 14/08/2018 15:25

ASNN – Përfaqësuesit e 3 klubeve flasin për RTSH për përgatitjet dhe objektivat. Tirana është rikthyer në Kategorinë Superiore dhe synon ta harrojë sa më shpejt sezonin e shkuar një nivel më poshtë. “Ne e kemi lënë pas atë sezon tranzitor, për të mos thënë që e kemi harruar, dhe kemi bërë gjithçka gati, ashtu siç duhet, për të nisur sezonin e ri aty ku e kemi vendin tonë të natyrshëm, në Kategorinë Superiore”, – thotë përfaqësuesi i KF Tiranës, Arbi Laçi

Në skajin tjetër, atë të kuq të kryeqytetit, tek Partizani, rëndon mungesa e zgjatur e trofeve. “Po natyrisht që 24-25 vite pa titull janë shumë, për më tepër për një klub si Partizani, që ka atë histori që ka, si në futbollin shqiptar, ashtu edhe në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën e futbollit evropian të klubeve, – thotë Genc Tomori. – Ne e dimë këtë prandaj kemi bërë përgatitjet më të mira të mundshme për sezonin e ri, ky synimet janë madhore.”

Kurse shumë më në jug, në Gjirokastër, Luftëtari kërkon ta marrë shtruar sezonin e ri. “Ne jemi gati dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një, natyrisht, me synimin madhor të një sezoni edhe më të mirë sesa sezoni i shkuar, që në fakt ishte një vazhdë e mirë e një tjetër sezoni të mirë në rikthimin tonë në Kategorinë Superiore, – tha përfaqësuesi i klubit, Rigers Malile. – Por dihet që është më e lehtë të bësh një sezon të mirë, sesa të përsërisësh një sezon të mirë.”

Për bardheblutë, gjithçka është gati sa i përket skuadrës. “Deri më 31 gusht, kur edhe mbyllet merkato, mbetemi të hapur për përforcime cilësore, – tha Laçi. – Por edhe kështu si jemi, jemi mjaftueshëm mirë për sezonin e ri.” Kurse për Partizanin, Genc Tomori mendon se ka ardhur koha tashmë. “Unë mendoj dhe besoj që ky është viti i Partizanit dhe klubi ka bërë gjithçka që të jemi në rrugë të mbarë për ta bërë realitet këtë synim madhor.”

Për Luftëtarin, largimet kanë qenë cilësore, por skuadra është plotësuar. “Ne kemi patur largimet tona, që mund të kenë qenë pak, por janë cilësore, të tillë si Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu, por besoj që e kemi plotësuar skuadrën me lojtarë të dobishëm për grupin, për nevojat që ka për të përballuar një sezon të gjatë si ky i sivjetmi në Kategorinë Superiore, por edhe në Kupë”, – përfundoi Malile. Kategoria Superiore nis të premten në mbrëmje me takimin Skënderbeu-Partizani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh