AlbanianSport.com 14.01.2016 14:35
ASNN – Merkato e janarit ka nisur me ritme të ngadalta, por janë ekipet e kryeqytetit ato që zyrtarizuan së fundi blerjet e reja. Tirana arriti më në fund të nënshkruante me dy brazilianët, Hugo Almeida dhe Aleks Uillian.
Këto përforcime do të shtojnë forcën sulmuese të bardhebluve, që në 18 ndeshje të kampionatit shënuan po aq gola. Tirana zyrtarizoi edhe largimin e portieri Stivi Frashëri dhe huazimin e mesfushorit Florian Kadriu te Teuta.
Një tjetër afrim edhe te Partizani, Filipe Gomez. Mesfushori brazilian i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Romën, pritet t’i bashkohet ekipit shumë shpejt. Ai është “një njohje e vjetër” e trajnerit Andrea Agostineli, pasi ishin pjesë e Varezes para disa sezonesh.
Ndryshe nga Skënderbeu apo edhe Vllaznia, si Partizani dhe Tirana po përgatiten në kryeqytet, në pritje të pjesës së dytë të sezonit, që nis më 23 janar me Kupën e Shqipërisë dhe vijon një javë më pas me kampionatin.