AlbanianSport.com 25/10/2021 19:10
ASNN – Derbi i kryeqytetit ndez dy të tretat e Tiranës. Tani është gjithҫka gati në Stadiumin “Arena Kombëtare” për një ndër sfidat më të ndjera të sezonit të Kategorisë Superiore 2021-2022. Në këtë kampionat ku akoma nuk ka skuadra që udhëheqin në pozicione të sigurta të renditjes por që ka dhuruar shumë ndeshje emocionuese, derbi ndërmjet skuadrave të drejtuara nga trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja do të dhurojë sigurisht emocione të mëdha.
Mbrojtësit e fortë në luftë në ajër
Partizani ka në përbërje dy prej lojtarëve më të fortë në luftën në ajër të këtij kampionati: Eljon Sota ka fituar dy nga 3 duele ajrore në këtë fillim sezoni, ndërkohë që Dajan Shehi është në vend të gjashtë në renditjen e kampionatit me 73% të dueleve të fituara. Nga ana tjetër, Tirana ka Najdovskin me 62% të dueleve të fituara dhe Hoxhallarin me 59% të dueleve të fituara. Ka një diferencë të madhe ndërkohë në leximin e kësaj të dhëne: dy mbrojtësit e qendrës së Tiranë janë të dy në klasifikimin e 5 lojtarëve që kanë bërë më shumë duele ajrore në këtë kampionat. Në topat e lartë, sulmuesit do të kenë sigurisht probleme të shumta ditën e hënë.
Vlera shumë të larta skuadre
Partizani është skuadra që mban më shumë topin në këtë kampionat, me një mesatare prej 61% zotërim topi. Edhe Tirana është në zonë pozitive, me një mesatare prej 53%. Tirana dhe Partizani janë dy skuadrat që në këto pesë javë të para të kampionatit kanë gjuajtur më shumë në drejtim të portës, përkatësisht 71 dhe 70 herë.
Tirana është shumë më shumë precize si skuadër me pothuajse 40% të gjuajtjeve që kanë qënë në kuadrat, ndërkohë që Partizani deri më tani është ndalur në 30%. Tirana dhe Partizani janë skuadrat që kanë gjuajtur më shumë në portë dhe ato që kanë pësuar më pak gjuajtje, 28 Partizani dhe 27 Tirana. Të gjithë këto të dhëna konfirmojnë se derbi i ditës së hënë do të jetë sigurisht i hapur për ҫdo lloj rezultati.