Tirana pa tifozë, më e fortë se ajo e derbit?

Share Button

Dezim-Sinemati

Nga Gëzim Sinemati 17.12.2014 20:15

Kur e pyetën një herë profesor Lym Allën për peshën e tifozëve në futboll, ka lëshuar një nga batutat, që kujtohen si golat e tij të sheqerosur: “Futbolli pa tifozë, do të ishte si Viti i Ri pa… bakllava!”. Sikur të ishte gjallë profesor Lymi, do të kishte përjetuar një paradoks futbolli, në harkun e një jave. Tirana festoi kthimin e tifozëve të saj të dënuar, në ndeshjen derbi, në mënyrën më kapitulluese në fushë. Po ta kishte parë profesori këtë ndeshje, me siguri do të kishte thënë:

“U hapën portat për tifozët, por çunat e lojës ku na ikën?”. Por, për fat të mirë ose të keq, brezat kanë ndryshuar dhe skleroza kolektive çmohet si sëmundje moderne. Një sëmundje, e cila nuk kurohet nga humbjet, por vetëm nga fitoret. Edhe ftesa që vjen nga Tirana është kuptimplote: harroni derbin me Partizanin dhe mbani mend fitoren, pa tifozë, me kampionët e Skënderbeut. Duke festuar triumfin me 2 gola ndaj korçarëve, bardheblutë pagë- zuan “Qemal Stafa”-n sikur të ishte… “Bernabeu”. Debatik Curri lëshon dorashkën për kundërshtarët, duke u kujtuar se ky stadium është i bekuar për ta dhe nuk e ndërrojnë me atë të Elbasanit.

Kur fitojmë pikët, na zbukurohet edhe fusha, na duket sikur në derbi nuk ishte “Bernabeu”. Një fushë, që po të kishte gojë do të tregonte plagët prej 8 vitesh, aq sa vlen koha pa merituar ndërrimin e tapetit. Një vit më parë, tregonim me krenari nga tifozët e Tiranës se ishin bombola e oksigjenit dhe ekipi pa ta, do të ishte si një pacient me fund të paralajmëruar. Por, ajo që ndodhi këtë javë, provokon një krahasim: Tirana në derbi, me një tifozëri të ndezur, u shuajt në fushë, kurse me Skënderbeun, pa tifozë, ishte tepër e gjallë në një stadium të ftohtë. Le ta quajmë një kapricio, nga ato që futbolli ynë t’i ofron me bujari, sepse nuk do të besonim se bardheblutë ndihen më të fortë kur luajnë në “bibliotekë”, sesa në një stadium. Siç ndodhi me Partizanin, kur edhe pse me dy gola në kurriz, ata vazhdonin të “faleshin” te xhamia e tyre deri në minutën e fundit.

 

* Botohet me lejen e autorit dhe duke respektuar ekskluzivitetin kohor të së përditshmes më të madhe sportive në Shqipëri, “Panorama Sport”.

Linku origjinal: http://www.panorama-sport.com/opinion/tirana-pa-tifoze-me-e-forte-se-ajo-e-derbit/#ixzz3ML3MXrD9

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh