AlbanianSport.com 01.03.2015 19:05
ASNN – Janë luajtur dje dy takimet e tjera të javës së 15-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj dhe, duke nisur nga ora 16:00, Apolonia ka pritur në Durrës Flamurtarin, në ndeshjen që është fituar nga vlonjatët me rezultatin 90-512.
Ndërsa dy orë më pas, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, është luajtur supersfida Tirana-Kamza Basket, e cila është fituar nga bardheblutë e trajnerit Bujar Shehu me rezultatin 76-66.
Tirana vazhdon të kryesojë me 29 pikë, dy më tepër se Vllaznia, e cila një ditë më parë ka patur vështirësi për të fituar me Partizanin, edhe sepse kanë pasur mungesa në formacion, ndërsa për arsye dëmtimi nuk kanë qenë të pranishëm Llazani dhe Arra.
Por në të njëjtën kohë dhe hyrja me vonesë në parket, sepse tani u rikonstruktua për herë të dytë parketi i Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”, e ka penalizuar jo pak Vllazninë.
Nëse kanë fituar dje shkodranët gjithçka ka ardhur nga fakti se Partizani nuk e ka mbajtur ritmin që duhej dhe kur ishte me një diferencë prej 10 pikësh epërsi.
Madje duket sikur krijohej përshtypja që të kuqtë, edhe pse Florian Ismeti dhe Kujtim Çaçi kanë qenë më të mirët, pas tyre dhe Merkaj me tripikëshat e tij, nuk kanë pasur besimin në vetvete se mund të fitonin me kampionët.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 15-të
(27-28 shkurt 2015)
Të premten:
Partizani – Vllaznia 76-87
Të shtunën:
Apolonia – Flamurtari 51-90
Tirana – Kamza Basket 76-66
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 15 14 1 1304-981 29
- Vllaznia 15 12 3 1240-1013 27
- Kamza Basket 15 8 7 1131-938 23
- Partizani 15 8 7 994-1057 23
- Flamurtari 15 3 12 1036-1168 18
- Apolonia 15 0 15 833-1365 15