AlbanianSport.com 09.04.2015 10:25
ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit ka zhvilluar dje ndeshjen e tretë të njërit prej çifteve të gjysmëfinaleve të “play-off”-it dhe Tirana fiton derbin me Partizanin dhe pret biletën e fundit të vlefshme për finalen e kampionatit, ku do të gjejë përballë më datë 12 prill (të dielën) kampionen në fuqi të Barleti Volej.
Në sallës sportive “Fahrie Hoti”, skuadra e drejtuar nga Gorenxa ka fituar me rezultatin 3-0 një ndeshje plot me emocione në parket. Për t’u nënvizuar edhe një herë tjetër paraqitja e shkëlqyer e kapitenes së Tiranës, Amarilda Prenga, e cila ka rezultuar protagonistja kryesore në parket duke udhëhequr bardheblutë drejt finales së madhe.
Partizani e pati mbajtur të hapur betejën në çiftin tjetër, pasi pati fituar 3-1 në përballjen e dytë me Tiranën, duke e barazuar kështu rezultatin e duelit në 1-1. Takimi i tretë, që rezultoi të jetë e nevojshme, u zhvillua të mërkurën në kryeqytet dhe u fitua nga vajzat bardheblu në 3 sete.
Ndërkaq, Barleti Volej e pati mbyllur gjithçka në dy takime, pasi pati fituar në 3 sete edhe në ndeshjen e kthimit në Durrës ndaj Teutës të dielën, duke siguruar kështu vendin në finale. Për në finale të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj kualifikoheshin dy skuadrat që fitojnë 2 nga 3 takimet gjysmëfinale.
Ndërsa 5 takimet finale do të zhvillohen nga 11 prilli, deri më 24 prill 2015. Kampione në fuqi është Barleti Volej, që ka fituar njëkohësisht edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Kalendari i “play-off”-it
Gjysmëfinalet
Ndeshja e parë
(2 prill 2015)
Të enjten:
Barleti Volej – Teuta 3-0 (1-0)
Salla 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Tirana – Partizani 3-0 (1-0)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Ndeshja e dytë
(5 prill 2015)
Të dielën:
Teuta – Barleti Volej 0-3 (0-2)
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Partizani – Tirana 3-1 (1-1)
Salla 1, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Ndeshja e tretë*
(8 prill 2015)
Tirana – Partizani 3-0 (2-1)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
* Nëse do të ishte e nevojshme