Adriatik Balla 22.05.2015 11:25
Edhe pse merkato e verës nuk ka nisur ende zyrtarisht, kjo nuk e ka penguar Tiranën të mendojë që tani për blerjet e ardhshme, por pa dhënë detaje mbi elementët e preferuar. Së pari do të shihet mundësia me përforcime të grupit me lojtarë nga kampionati, kryesisht lojtarët që kanë bërë sezon aktiv e cilësor, më pas elementët e Kombëtares që nuk kanë gjetur hapësirat e duhura jashtë.
Kështu, është afruar Plaku dhe Bici dhe me shumë gjasë do të pritet edhe Ansi Agolli. Tirana do të synojë ta ndërtojë shpejt ekipin e ri, pasi dëshiron një përgatitje të fortë për
sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, puna në stadiumin “Selman Stërmasi” vijon me intensitet dhe skuadra synon që, krahas organikës, të ketë edhe një stadium të rikonstruktuar me parametra bashkëkohorë.