Tirana / Ngò: Kam grintë, por jo nervozizëm & nuk jam Mario Baloteli

Share Button

AlbanianSport.com 18/01/2019 14:25

ASNN – Majkëll Ngò duket se e ka kapërcyer krizën e marrëdhënieve që pati me trajnerin Mema dhe drejtuesit e Tiranës dhe tanimë është gati për të kontribuuar për bardheblutë në gjysmën e dytë të sezonit. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai flet edhe për synimet që ka për të ardhmen. Shtatlarti britanik ka prekur disa tema që qarkullojnë rreth tij. Marrëdhënia me Memën dhe krahasimi me Balotelin ishin dy pikat ku Ngo u ndalua më tepër.

“Faza përgatitore po shkon mirë, po stërvitemi intensivisht dhe ecuria është pozitive, – tha ai. – Tani kemi nevojë të jemi të bashkuar si skuadër dhe të rrisim paraqitjen në ndeshjet e ardhshme. Kam pasur një raport shumë të mirë kur ai mori drejtimin e Tiranës, por me kalimin e kohës u krijuan diferenca të mëdha. Të kuptosh skemat dhe idetë e lojës, duhet ta njohësh trajnerin. “

“Ndonjëherë gjërat ndryshojnë, por unë dua të theksoj se marrëdhënia me Memën është brilante, – vijoi futbollisti bardheblu. – Jam i lumtur që e kemi në krye të stolit.” Më tej, ai ka bërë një reflektim mbi paraqitjet e tij. “E di që jam i aftë të udhëheq skuadrën dhe të luftoj me çdo mbrojtës, – ka thënë shtatlarti. – Nuk luajta në fillim të kampionatit për shkak dëmtimi, por kur ndiqja ndeshjet, e dija se mund të bëja diferencën në Shqipëri, pasi i di aftësitë e mia.”

“Unë nuk futem në fushë për të dëmtuar askënd, apo për t’u nervozuar, – ka këmbëngulur britaniku. – Jam shumë emocional dhe i motivuar, prandaj përdor grintën dhe ushtroj presion ndaj kundërshtarit. Por nuk bëj ndërhyje me qëllim.” Sa i përket së ardhmes së tij, Ngo’ja thotë se është “pjesë e Tiranës dhe gjërat kanë shkuar për mirë. Tani, dua të punoj fort çdo ditë dhe të luaj sa më shumë për këtë skuadër.” Në fund, ai nxiton të hedhë poshtë edhe krahasimin që i është bërë figurativisht me Mario Balotelin.

“Jo jo, aspak, nuk dua të krahasohem me askënd, – këmbëngul sulmuesi shtatlartë i bardhebluve. – Baloteli është Baloteli e unë jam Ngo. Nëse nervozohem në fushë, është thjesht pasion. Dua që Tirana të fitojë sa më shumë, të bëjë më të mirën për Tiranën, pasi nuk kam ardhur nga Anglia për ndonjë gjë tjetër.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh