Tirana / Muça: Kur luanim në Evropë, Skënderbeu ishte në të dytën

Share Button

Tirana-Shkelqim-Muca-flet-2015

AlbanianSport.com 21.09.2015 09:35

ASNN – Trajneri i Tiranës, Muça ironizon Skënderbeun: “Kur ne ishim në Evropë, luante në kategorinë e dytë”. Për të, historia nuk ka filluar sot. Shkëlqim Muça, kampion si lojtar dhe si trajner, nuk beson se Tirana e tij duhet të ketë ndonjë kompleks, qoftë edhe kur luan ndaj Skënderbeut. Një nga personazhet më të spikatur të gjithë historisë së futbollit shqiptar i kujton kampionëve se nuk mund të quhen patjetër superiorë, qoftë edhe për faktin se sot po shkruajnë historinë.

Trajneri i bardhebluve ndihet i qetë në prag të përballjes në Korçë. Pavarësisht se nuk mundi dot Bylisin në “Qemal Stafa”, sërish Tirana ka vetëm një synim. Muça ka vetëm një problem në skuadër. Plot 5 vjet më parë, Shkëlqim Muça atëherë trajner i Skënderbeut festonte si i çmendur fitoren e korçarëve ndaj Tiranës. Padyshim, nuk do të kursehet as këtë herë, në stolin e kundërt, kur Tirana do të përpiqet të reagojë sonte në përballjen me Skënderbeun në Korçë.

Barazimi pa gola me Bylisin javën e kaluar, nuk është një problem për bardheblutë, që mendojnë për ndeshjen e radhës, ndaj ekipit më të mirë në Shqipëri për momentin. Trajneri Shkëlqim Muça pranon se një rezultat negativ do të ndikojë për moralin e ekipit, por jo në kampionat. “Çdo shkëputje mund të ndikojë psikologjikisht, por nuk janë ndeshje përcaktuese për kampionatin, pasi ka ende për të luajtur”, – ka deklaruar kreu i stolit bardheblu.

Në sezonet e fundit, Skënderbeu ka dhënë rezultate si në futbollin vendas dhe atë ndërkombëtar, por kjo nuk do të thotë që Tirana është inferiore, sipas Muçës. “Ne respektojmë çdo skuadër dhe na bëhet qejfi për çdo skuadër që seancën në Evropë, pasi është në të mirë të futbollit, por mendoj se kjo nuk na bën inferiorë”, – ka shtuar trajneri i kryeqytetasve.

Tirana i ka zhvilluar seancat e fundit stërvitore me dyer të mbyllura, pasi trajneri Muça kërkon përqendrim maksimal. Skuadra është grumbulluar në Pogradec dhe mungesa e vetme është Erjon Vucaj i dëmtuar. Ndeshja Skënderbeu-Tirana do të luhet të hënën në orën 20:00 në Stadiumin e Korçës, në një ditë jo të përshtatshme për tifozët, sipas Shkëlqim Muçës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh