Tirana mbijeton “in-extremis”, më pas i buzëqesh fati nga pika e bardhë

Share Button

AlbanianSport.com 06/03/2024 16:35

ASNN – Është zhvilluar të mërkurën pasdreke takimi i kthimit i çiftit të 3-të të çerekfinaleve të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend dhe Tirana e Teuta kanë dhuruar spektakël dhe emocione në “Elbasan Arena”, aty ku janë luajtur 120 minuta lojë dhe është dashur goditja e 11-metërshve për të përcaktuar emrin e skuadrës që do të kualifikohej në gjysmëfinale. Dhe “ruleta” e 11-metërshve i ka buzëqeshur skuadrës bardheblu që është treguar më e saktë nga pika e bardhë, duke fituar me rezultatin 6-5.

Kështu, Tirana është skuadra që është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës përballë Teutës në “Elbasan Arena”, në takimin që u mbyll me rezultatin 1-1 dhe u vendos vetëm falë 11-metërshve. Sfida nis më mirë për durrsakët, të cilët provuan disa herë, deri sa gjetën golin me anë të Peposhit, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 28-të. Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, me bardheblutë që u munduan të gjenin rrugën e rrjetës.

Në minutën e 73-të, ata pretenduan dhe për një 11-metërsh, por gjyqtari, pas rishikimit me VAR, e anuloi vendimin e tij të parë për një 11-metërsh, duke shkaktuar shumë polemika. Në minutën e 7-të shtesë të kohës së rregullt ishte Latifi, i cili në frymën e fundit mbajti gjallë shpresën e bardhebluve, duke rivendosur barazpeshën, me takimin që shkoi në dy kohët shtesë nga 15 minuta secila, të cilat gjithashtu nuk prodhuan dot gol.

“Ruleta” e goditjeve nga pika e bardhë u buzëqeshi në fund bardhebluve, të cilët fituan me rezultatin 6-5, ku për ta gaboi vetëm Jonuzi, teksa shënuan Latifi, Mici, Përgjoni, Lulaj, Nikqi dhe Haxhiu. Nga ana tjetër, për durrsakët gabuan Kotobelli dhe Jazxhi, me portierin Kozi, që u kthye në hero. Kështu, Tirana shkon në gjysmëfinalen e Kupës, teksa Teuta tashmë duhet të fokusohet në kampionat, ku vetëm aty mund të shpëtojë sezonin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh