AlbanianSport.com 03.04.2015 22:05
ASNN – Pavarsisht se Flamurtari ka dalë nga objektivat e sezonit, trajneri i Tiranës, Gugash Magani, ka kërkuar nga skuadra që të mos i nëvlerësojë vlonjatët në ndeshjes e së shtunës. Tirana mban vendin e 4-t në renditje, me 54 pikë, ndërsa Flamurtari është i 6-ti, me plot 20 pikë më pak sesa bardheblutë kryeqytetas.
Tirana ndeshet të shtunën në Vlorë me Flamurtarin, në kuadër të javës së 29-të të Kategorisë Superiore dhe, duke folur në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i bardhebluve, Gugash Magani, ka deklaruar se vlonjatët nuk duhen nënvlerësuar, pavarsisht se kanë dalë nga objektivat e sezonit.
“Flamurtari mbetet një kundërshtar i vështirë dhe si ndeshjet tona në Vlorë, ashtu edhe ndeshjet e tyre në kryeqytet kanë qenë të vështira, – ka kujtuar Magani. – Është e vërtetë që vlonjatët janë një skuadër që kanë dalë nga pretendimet e sezonit, por, për të njëjtën arsye, unë do të thoja se ata mbeten të rrezikshëm, sepse luajnë pa presion.”
“Sigurisht qe ne jemi me te motivuar, mirepo ketu duhet te kemi kujdes ne fakt, – ka theksuar peqinasi i stolit bardheblu. – Kete duel ne duhet ta marrim shume seriozisht. Marshi i gabimit tani eshte “zero”. Ne kemi presionin e pikeve, ndersa kundershtari nuk e ka këtë presion.”
“Nese duam qe te realizojme objektivin, duhet te marrim piket e plota deri ne fund te ketij kampionati, – ka këmbëngulur ai. – Jemi ne nje faze qe do t’i shikojme edhe rezultatet e rivaleve , por detyra jone e vetme fillimisht eshte qe te fitojme ndeshjet tona, duke filluar nga Flamurtari.”
“Kemi mungesa, megjithate ishim te parapergatitur qe do luanim pa Bakajn dhe Morinen. Do te luajme ne sulm, pasi per te fituar, fillimisht duhet qe te shenojme”, – ka përfunduar trajneri Gugash Magani, duke folur për mediat në prag të sfidës së të shtunës me Flamurtarin.