Tirana / Konfirmohet fraktura në fytyrë për Gërçalliun, niset drejt Austrisë

Share Button

Ronald-Gercalliu-demtimi-fytyra

AlbanianSport.com 23.09.2015 13:45

ASNN – Rezonanca magnetike ka zbuluar dje frakturën e pësuar në fytyrë për mbrojtësin e Tiranës Ronald Gërxhaliu. Në një dyluftim me futbollistin e Skënderbeut, Liridon Latifi, gjatë ndeshjes së të hënës, është dëmtuar rëndë mbrojtësi i Tiranës, Ronald Gërxhaliu.

Futbollisti bardheblu është larguar në fund të ndeshjes, kur ka ndjerë probleme në pjesën e poshtme të syrit, pasi fillimisht pa e kuptuar se sa rëndë ishte dëmtuar kishte kërkuar të sakrifikonte duke qëndruar në fushë. Pas ndeshjes, dëmtimi i ish-futbollistit të përfaqësueses së Austrisë ka rezultuar tepër i rëndë.

Dhe, për këtë është dashur t’i drejtohet urgjencës në kryeqytet për të marrë qetësues për hematomën e madhe në pjesën e mollëzës. Dje ai ka kryer disa analiza për të mësuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë dhe sepse mjekët dyshonin për një frakture në fytyrë.

Më pas, Gërxhaliu ka kryer rezonancën magnetike që do të përcaktonte saktësisht dëmtimin e tij dhe hapat për fazën rikuperuese. Dëmtimi ka qenë i rëndë për futbollistin që pritet të lërë Shqipërisë brenda pak ditëve dhe të udhëtoj drejt Austrisë ku pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale.

Mjekët e specializuar në kryeqytet i kanë sygjeruar mbrojtësit bardheblu të operohet sa më shpejt të jetë e mundur. Pas ndërhyrjes Gërxhaliu do të qëndrojë për 2-3 javë pushim absolut për të marrë veten. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Internet, Klubi i Tiranës i ka uruar mbrojtësit shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh