AlbanianSport.com 07/08/2019 20:05
ASNN – Futbollisti ka edhe një mesazh për të gjithë tifozët në prag të 100-vjetorit të klubit. Tirana po vazhdon me intensitet të lartë përgatitjet, në mënyrë që sezoni i ri t’i gjejë bardheblutë sa më në formë. Sa u përket objektivave të klubit ka folur futbollisti Uinful Kobiná, i cili ka edhe një mesazh për të gjithë tifozët në prag të shekullit të ekzistencës së klubit.
Në fakt, Kobina është entuziast për sezonin e ri, teksa thotë: “Duhet të bëjmë mirë për tifozët”. Uinful Kobina është bashkuar vetëm pak ditë më parë me Tiranën në stërvitje, dhe ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Mesfushori duket entuziast për sezonin e ri, teksa në një intervistë për mediat, është shprehur : ”Duam të zhvillojmë një sezon të mirë dhe të fitojmë ndeshjet.”
“Ne duhet të përpiqemi të luajmë mirë si skuadër, dhe duhet të bëjmë mirë për tifozët tanë”, – ka shtuar ai. “Pasioni im është të luaj “Play Station”, gjithmonë kur luaj aty, zgjedh Totenhemin pasi janë një skuadër shumë e mirë”, zbuloi mesfushori. Lojtari kishte disa probleme me vizën dhe rikthimin në Shqipëri, por javët e fundit e ka zgjidhur këtë problem, dhe tani ka filluar përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës, nën drejtimin e Ardian Memës.