AlbanianSport.com 18.12.2015 17:05
ASNN – Tirana do të presë të shtunën Vllazninë, një ndeshje kjo e cila ka vlerën e 3 pikëve për bardheblutë. Sipas futbollistit të Tiranës, Erando Karabeci, skuadra është përgatitur për të arritur këtë objektiv.
Ndërsa për merkaton e dimrit, Karabeci mendon se skuadrës së tij i duhet një sulmues i mirëfilltë. Tirana luan të shtunën ndaj Vllaznisë, një ndeshje nga e cila bardheblutë kërkojnë 3 pikët. Për këtë sfidë ka folur futbollisti i Tiranës, Erando Karabeci.
Për dy fazat e ardhshme të kampionatit, Karabeci mendon se Tiranës i duhet një sulmues i mirëfilltë. Por kjo mbetet gjithnjë detyrë e stafit drejtues. Tirana-Vllaznia është sfida që do të luhet të shtunën në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.