AlbanianSport.com 30.11.2016 10:40
ASNN – Supersfida e javës së 13-të të kategorisë superiore, ajo midis Tiranës e Partizanit ka ndezur atmosferën në kryeqytet. Skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit dhe janë në pritje të startit të 90 minutave të shumëpritura në Stadiumin “Selman Stërmasi”.
Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, përpara sfidës u shpreh se Tirana duhet ta fitojë këtë ndeshje, jo vetëm se ka 10 derbi pa fituar, por atë çka lojtarët e tij do të japin në fushën e lojës. Tirana luan të enjten ndaj Partizanit, në Stadiumin e saj, “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.
Si gjithnjë derbi i madh i kryeqytetit është ndeshja më e shumëpritur për vetë atmosferën që krijohet sidomos midis dy tifozerive. Skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Trajneri i bardhebluve, Mirel Josa përpara kësaj sfide u shpreh se kjo është një ndeshje e rëndësishme por rezultatin do ta vendosë fusha.
Ndeshja Tirana-Partizani do të luhet të enjten në orën 18.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti I Radio Televizionit Shqiptar.