Tirana i “falet” Skënderbeut, parakalon Partizanin në krye (Video)

Share Button

Tirana-Vllaznia-1-0-Taku-gol-2014

AlbanianSport.com 08.11.2014 22:55

ASNN – Tirana ka përfituar më së miri nga humbje 0-3 që Partizani pësoi në Korçë ndaj Skënderbeut, duke mundur të shtunën mimalisht Vllazninë dhe duke marrë kreun e renditjes së Kategorisë Superiore pas 12 javësh. Në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, goli i vetëm i Takut në pjesën e dytë ka vulosur fitoren e bardhebluve.

Me takimin midis Teutës dhe Elbasani, që është luajtur të shtunën pasdreke dhe është mbyllur me fitoren e papritur të miqve me rezultatin 2-0, ka ngritur siparin java e 12-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila ka vijuar me dy ndeshjet e orës 17:00. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt njërin prej këtyre takimeve, atë midis Tiranës dhe Vllaznisë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën do të vendosë gjithçka goli i Afrim Takut, i realizuar në minutën e 64-t. Pavarsisht përpjekjeve të Vllaznisë, ky gol do të mbetet në fuqi deri në fund, Tirana ka përfituar më së miri nga humbje 0-3 që Partizani pësoi në Korçë ndaj Skënderbeut, duke marrë kreun e renditjes së Kategorisë Superiore pas 12 javësh.

Ndërsa në Korçë, Skënderbeu ka mundur Partizani, që erdhi si kryesues, me një gol të shënuar në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Dy takimet e fundit të javës së 12-të të Kategorisë Superiore luhen të dielën, dhe, duke nisur nga ora 13:00, Kukësi pret në fushën e vet Laçin, ndërsa duke nisur nga ora 16:00, Flamurtari është mysafir në Fier për t’u ndeshur me Apoloninë.

Renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Tirana, me 25 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu dhe Partizani, me nga 24 pikë, Kukësi me 22 dhe Laçi me 16 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh