AlbanianSport.com 13.06.2016 15:25
ASNN – Duket se Tirana do të marrë pjesë në Kupat e Evropës. Kjo gjë e ka detyruar klubin dhe presidentin Refik Halili të marrin masat për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë veprimtari të rëndësishme kontinentale. Hapi i parë ka qenë rikthimi i trajnerit Ilir Daja në krye të skuadrës bardheblu. Ky i fundit ka paraqitur planin për formimin e skuadrës së re e cila do të marrë pjesë në Kupat e Evropës dhe më pas për konkurrimin në kampionatin shqiptar.
“Pershendes gjithe tifozet e Tiranes dhe uroj qe te gjithe bashke te kemi sukses ne sezonin e ri, – ka thënë Halili. – Jemi te detyruar te bejme pergatitjet per perfaqesimin ne Kupat e Evropes dhe boshtin e ekipit e kemi, por kuptohet qe duhet te bejme perforcime. Merkatoja do te behet e ndare ne dy faza. Tani qe nuk kemi shume kohe, duhet te bejme ndonje afrim te shpejte, dhe me pas per sezonin e ri, qe eshte periudha pas Kupave te Evropes, ku do te kemi me shume kohe.”
Me pas trajneri Ilir Daja ka folur per mediat, duke thënë: “Falenderoj se pari presidentit Halili dhe drejtuesit per besimin dhe vazhdimin e bashkepunimit. Dihet se kreditet e nje trajneri jane maksimale, kur drejton ekipin me te titulluar te vendit. Nje element tjeter eshte edhe suporti, qe me kane dhe pjesa derrmuese e tifozeve te Tiranes ne rrjetet sociale. Per arsye qe dihen, nuk u arrit objektivi sezonin qe shkoi, por ne te ardhmen do te bejme maksimumin.”
“Çelesi i suksesit do te jete bashkepunimi mes paleve per te arritur objektivat”, – ka p[rfunduar trajneri Ilir Daja, i cili ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën kryeqytetase.