Tirana / Gugash Magani, më jetëgjati i dy dekadave të fundit bardheblu

Share Button

Gugash-Magani-2014-flet-jashte-Kena-Sauku

Adriatik Balla 12.05.2015 16:00

Gugash Magani ka qenë trajneri më jetëgjatë i Tiranës në këta 20 vjetët e fundit, pasi qëndroi në krye të bardhebluve për një periudhë gati dyvjeçare dhe ka krijuar profilin e tij të dashur për tifozët dhe klubin, pavarësisht se peqinasi ka hasur në vështirësi dhe nuk ka mundur të fitojë trofe për disa arsye. Por Tirana e tij dështoi këtë sezon të fitojë trofe, edhe pse ishte deri në fund një pretendente serioze.

Problemi i Tiranës ishte se nuk ruajti dot ritëm deri në javën e fundit dhe gaboi në disa ndeshje kyçe, duke humbur shpresat e saj dhe duke u dhënë epërsi kundërshtarëve në Kupë dhe kampionat, sidomos Skënderbeut dhe Kukësit. Mungesa e arritjes së objektivit dhe mosfitimi i titullit apo Kupës, e detyroi trajnerin që pas ndeshjes me Skënderbeun të informojë publikun se dy ndeshjet e radhës mund të jenë të fundit si trajner i 24 herë “kampionëve”.

Pikëpyetja e madhe në këtë moment është se kush do të jetë trajneri që do drejtojë skuadrën bardheblu edicionin e ardhshëm. Pistat për stolin janë dy, ajo shqiptare dhe e huaj. Më së shumti flitet për trajner të huaj dhe në këtë moment Kroacia është tregu që mund të shfrytëzohet. Përvoja e mirë me trajnerët kroatë në kampionatin shqiptar mund t’i japë të drejtë bardhebluve të bëjë një zgjedhje të tillë. Tirana në të shkuarën është drejtuar disa herë nga kroatët dhe kjo shton dozën e optimizmit për këtë zgjedhje.

Nëse Tirana do të vendosë për trajner shqiptar emri më i lakuar është Shkëlqim Muça. Emri i tij është diskutuar ndjeshëm gjatë këtyre ditëve në mjedisin bardheblu, ndërkohë që fakti që njeh klubin si nga pikëpamja e trajningut ashtu dhe nga ana organizative ia rrit kuotat në rast përzgjedhjeje të një trajneri shqiptar. Një gjë është e sigurt, Tirana nuk duhet të vonojë të zgjedhë trajnerin e ri. Pushimet janë në prag, por klubi duhet t’i ketë idetë e qarta se çdo të bëjë me sezonin e ardhshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh