AlbanianSport.com 15.11.2016 21:40
ASNN – Pasi ka njohur dje 3 çerekfinalistet e para, duke konfirmuar Vllazninë, Teutën dhe Ardhmëria Basket, veprimtaria e dytë e koshit shqiptar të meshkujve, Kupa e Shqipërisë, ka njohur sonte edhe skuadrën e 4-t, e cika ka dalë nga dueli midis Tiranës dhe Kamza Basketit, që u luajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:00.
Dhe Tirana është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ndërsa sonte, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” është kualifikuar mes shumë nervash, duke mundur Kamza Basketin me shifrat 115-96. Përtej rezistencës së kundërshtarit, që vetëm në pjesën e katërt ka pasur rënie dhe është shkërmoqur, bardheblutë jo pak kanë pasur me gjyqtarët.
Në takimet e zhvilluara dje, Vllaznia ka korrur një fitore komode në shtëpi ndaj Partizanit, duke triumfuar me shifrat 78-55 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Akoma edhe më e thellë ishte fitorja që Teuta korri në fushën e vet ndaj Elbasanit, në takimin që durrsakët e kthyen praktikisht në një seancë stërvitore, pasi e morën atë me rezultatin 118-52.
Në takimin e fundit, Ardhmëria Basket, ashtu sikurse mund të parashikohej dhe mund të mendohej ende pa u luajtur ndeshja çerekfinale me Tirana Eagles Basket, është gjysmëfinaliste e veprimtarisë së dytë më të rëndësishëm të basketbollit shqiptar. Një fitore me 37 pikë diferencë, jo vetëm që e ka rehabilituar skuadrën e Afrim Bilalit, e cila në kampionat kishte 4 javë pa fituar.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
Të martën:
Vllaznia – Partizani 78-55
Ardhmëria Basket – Eagles Basket 85-48
Teuta – Elbasani 118-52
Të mërkurën:
Tirana – Kamza Basket 115-96