AlbanianSport.com 26.03.2017 12:55
ASNN – Pasi ka luajtur të premten ndeshjen e parë, ku Skënderbeu ka shpartalluar në Korçë Kamza Basketin me shifrat 81-33, Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Femra i ka luajtur dje 3 ndeshjet e tjera të javës së tij të 17-të, ku, për efekt kalendari, Vllaznia ishte pushim.
Në takimin më të spikatur të javës, bardheblutë e trajnerit Roland Avrami kanë fituar ndaj rivales së drejtuar nga homologu Viron Toska. Tirana ka triumfuar me një pikë të vetme ndaj Flamurtarit, 67-66, duke ruajtur hapin në krye të renditjes me rivalen tjetër, Goga Basketin.
Kjo e fundit nuk ka patur mëshirë ndaj Elbasanit, të cilin e ka mundur 113-56, në takimin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Në takimin e fundit të javës, Studenti ka fituar me lehtësi, 82-44, në Vlorë ndaj Apolonisë, ndërsa takimi ka qenë totalisht i dominuar nga skuadra e trajneres Fiorentina Mitku.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 17-të
(24-25 mars 2017)
Të premten:
Skënderbeu – Kamza Basket 81-33
Të shtunën:
Goga Basket – Elbasani 113-56
Apolonia – Studenti 44-82
Tirana – Flamurtari 67-66
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 15 14 1 1387-821 29
- Tirana 15 14 1 1083-944 29
- Flamurtari 15 12 3 1269-977 27
- Vllaznia 15 8 7 1019-955 23
- Studenti 15 8 7 1014-970 23
- Skënderbeu 15 6 9 956-1063 21
- Elbasani 15 4 11 1025-1149 19
- Apolonia 15 2 13 917-1255 17
- Kamza Basket 16 0 16 798-1432 16