AlbaniaSport.net 22.01.2015 11:40
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së tij të 18-të dhe Tirana ka përfituar më së miri nga frenimi një ditë më parë i kampionëve në fuqi të Vllaznisë, duke fituar bindshëm, 84-54 ndaj Apolonisë në Durrës dhe duke u shkëputur në krye të renditjes.
Bardheblutë kanë tashmë 35 pikë, 3 më tepër sesa shkodranët, ndërsa në vendin e tretë tashmë është konsoliduar Kamza Basket, me 29 pikë, dhe në katërtin ka mbetur Partizani, me 26 pikë, pas humbjes 49-78, që pësoi dje në Vlorë përballë Flamurtarit vendas.
Ndërkaq, Kamza Basket e Adem Muhametajt, duke fituar të premten në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ku ka treguar se është vërtetë një kandidate potenciale për t’u rikthyer tek titulli “kampion”. Kamzalinjtë, të mbështetur fort tek Karaj, apo dhe Daliu e të tjerët kanë bërë që pjesa e parë të fitohej nga miqtë 15-22.
Shkodranët janë munduar ta kthejnë ndeshjen në favorin e tyre, por në pushim Kamza Basket ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsi 44-39, pavarësisht se Vllaznia e ka fituar këtë pjesë 24-22. Dhe ajo që ka bërë diferencën në fitoren e Kamza Basket ka qenë pjesa e tretë. Miqtë e kanë fituar atë 22-11 dhe e kanë thelluar epërsinë në 66-50.
Vllaznia, fiton pjesën e katërt 25-16. Por në fund është Kamza Basket, e cila i është gëzuar kësaj fitoreje në fushë të huaj. 75-82 për Kamza Basket, e cila forcon pozicionin në vendin e tretë, ndërsa gjithnjë e më shumë duket se po siglohen çiftet e “play-off”-it finale, Tirana-Partizani dhe Vllaznia-Kamza Basket.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 18-të
(20-21 mars 2015)
Të premten:
Vllaznia – Kamza Basket 75-82
Të shtunën:
Apolonia – Tirana 54-84
Flamurtari – Partizani 78-49
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 18 17 1 1546-1138 35
- Vllaznia 18 14 4 1482-1220 32
- Kamza Basket 18 11 7 1378-1124 29
- Partizani 18 8 10 1152-1295 26
- Flamurtari 18 3 15 1238-1382 22
- Apolonia 18 0 18 1081-1614 18