Tirana / Fagu: T’i marrim ndeshjet një e nga një, duke synuar gjithnjë 3 pikët

Share Button

AlbanianSport.com 25/02/2024 16:35

ASNN – “Ndryshimi tek Tirana, gradual, jo radikal”. Trajneri Erbim Fagu kërkon t’i marrë ndeshjet një nga një, duke nisur nga Laçi. Tirana ndeshet të hënën me Laçin, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Duke folur para kësaj sfide, trajneri bardheblu, Erbim Fagu, ka theksuar se ndryshimi tek bardheblutë do të jetë gradual dhe jo radikal, duke synuar që çdo ndeshje të merret më vete. “Sigurisht, kur ndryshon trajnerët, secili ka filozofinë e tij për futbollin”, – ka thënë ai fillimisht.

“Por, sidoqoftë, nuk është se do të bëjmë ndryshime të mëdha, për faktin se koha është e shkurtër dhe zakonisht ndryshimet e mëdha kërkojnë kohë dhe mund të gabojmë, – ka vijuar trajneri bardheblu. – Por sigurisht do të fokusohemi te disa gjëra të vogla që unë kam parë si në ndeshjet e kaluara, ashtu edhe në ndeshjen e fundit. Në futboll, nuk është se ka një moment për të mundur një skuadër. Për ne është e rëndësishme që nga ky moment e mbrapa të marrim ndeshjet një nga një, duke filluar nga Laçi.”

Erbim Fagu është i ndërgjegjshëm që skuadra e Tiranës ka nevojë për tre pikët. “Nuk ka rëndësi që nuk e kemi mundur në asnjë ndeshje në kampionat rëndësi ka të japim maksimumin dhe marrim 3 pikët që na mungojnë në këto momente, – ka theksuar ai. – Sigurisht, mungesat janë të rëndësishme pasi janë lojtarë të rëndësishëm. Por kam besim shumë të madh edhe te grupi aktual që kemi në dispozicion që do të japin më të mirën dhe do të japin maksimumin.”

Ai theksoi sot para gazetarëve se ekipi i tij duhej të merrte rezultat ndaj Laçit, duke theksuar sidoqoftë: “Nuk mund të krahasoj ndeshjen e Teutës me Laçin, por sinjalet ishin pozitive. Sigurisht, kur unë nuk kisha asnjë ditë stërvitje me grupin. Por siç e kam thënë në ndeshje të tjera, sinjalet ishin pozitive. Mendoj që ajo që është e rëndësishme në këto momente, është të mos kemi ngërç psikologjik sa u përket rezultateve, çdo gjë do vijë hap pas hapi”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Erbim Fagu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh