Gjergj Vyshka 10.02.2016 14:35
Në ndeshjen e së shtunës ndaj Bylisit, e cila do të luhet të shtunën në ora 13:00 në “Selman Stërmasi”, për Tiranën do të mungojnë Elis Bakaj dhe mbrojtësi Karan. Sepse që të dy në ndeshjen me Laçin fituar nga bardheblutë, 3-0, kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë.
Tashmë Daja duhet të gjejë zëvëndësuesit e tyre, ndërsa Tirana e ka një skuadër të plotë. Por ajo që është e rëndësishme është fakti që të dy këto lojtarë do të kthehen në ndeshjen e kampionatit ndaj Skënderbeut në Korçë. Mbi të gjitha Tirana është dhe në Kupën e Shqipërisë.
Aty ku e ka fituar ndeshjen e parë me Flamurtarin, 2-0 në turin çerekfinal dhe është me një këmbë në gjysmëfinale. Sepse dhe nëpërmjet Kupës shkohet në Evropë. E tek Tirana me sigurinë financiare dhe me besimin e plotë në punën ndaj trajneri Daja duket se atmosfera është më shumë se pozitive.