AlbanianSport.com 14/12/2018 22:50
ASNN – Këtë të premte nisi java e 10-të e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra. U luajtën dy ndeshje, Vllaznia-SH.B.F.Tirana dhe Elbasani-Studenti, të cilat prodhuan jo pak emocione, por edhe surpriza në rezultat, ndërkohë që kryendeshja SH.K.B.F.Tirana-Flamurtari do të luhet të shtunën. Kështu, në Shkodër, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, u luajt një duel direkt i rivalëve të fortë, Vllaznia-SH.B.F.Tirana, e cila u fitua nga vajzat bardheblu të kryeqytetit, me rezultatin 60-82. Shifrat tregojnë qartë epërsinë e fituesit.
Në fakt, ishte një ndeshje ku Vllaznia duhej të tregonte më shumë vlera, pasi në ndeshjet e javëve të para të kampionatit u shfaq si një skuadër pretendente. Por nuk ndodhi kështu. Tirana e trajneres Mirza Alibegaj bëri diferencë që në 10-minutëshin e parë, duke ruajtur më pas epërsinë hap pas hapi dhe duke mos u dhënë shkodraneve shans të përmbysnin. Ishte një fitore me vlera për SH.B.F Tiranën, sepse konfirmon pozitat e saj në garë, duke tentuar të mbajë vendin e dytë dhe me sytë nga Flamurtari i Toskës.
Vlonjatet do të kenë nesër një duel mjaft të vështirë në kryeqytet me Tiranën e trajnerit Erdal Borova. Fitorja me shifrat 82-60 e Tiranës së Alibegajt është një tregues që kjo skuadër po rritet, po mban ritëm dhe mund të rivalizojë deri në fund për titull, pasi këtë e lejon renditja dhe formula e garës. Ndërkohë, një fitore si udhëtuese ka arritur edhe Studenti, i cili mundi sot Elbasanin me shifrat 66-60. Për Studentin ishte një fitore shprese, por mbetet një fitore ndaj një rivali direkt në garën e mbijetesës. Ndeshja ishte deri diku e barabartë, pa shumë emocion dhe pa ndonjë nivel cilësor.
Diferencën në fund e bënë vajzat nga kryeqyteti që me këtë fitore largohen ndjeshëm nga Elbasani. Ky i fundit, vijon të humbasë në seri, pa pasur ndonjë kapacitet teknik për të bërë “mrekullinë”, kështu që po pret i qetë fundin që shoqërohet me rënie nga kategoria. Në 10 javë garë, 10 humbje radhazi janë dëshmi e kësaj dobësie dhe pamundësie që ka skuadra elbasanase.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 10-të:
Të premten, 14 dhjetor 2018:
Elbasani – Studenti 60-66
Vllaznia – SH.B.F. Tirana 60-82
Të shtunën, 15 dhjetor 2018:
SH.K.B.F. Tirana – Flamurtari (16:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp +/- Pikë
- SH.K.B.F. Tirana 9 9 0 792-591 201 18
- SH.B.F. Tirana 10 7 3 794-613 181 17
- Flamurtari 9 6 3 681-591 90 15
- Vllaznia 10 5 5 665-724 -59 15
- Studenti 10 2 8 602-780 -178 12
- Elbasani 10 0 10 612-867 -245 10