Adriatik Balla 07.05.2015 18:00
Sipas të gjitha gjasave, mbrojtësi i Tiranës, Debatik Curri, mund të mos luajë në ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeut, për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar në derbin ndaj Partizanit mbrëmjen e së hënës. Lojtari ka një hematomë, ndaj është detyruar që ta mbajë me akull gjurin.
Ende nuk dihet nëse do të jetë në fushë, por kjo do të vendoset sot pasdite. “Jam dëmtuar në derbi në fakt, por në lojë nuk ndjeva dhembje, – ka deklaruar kosovari. -Vetëm në përfundim të takimit me Partizanin e kuptova. Gjurin e kam të rënduar, por të shohim.”
Tirana luan ndeshjen e radhës të shtunën përballë Skënderbeut. Ky takim është përcaktues për objektivat e bardhebluve që do të provojnë deri në fund se nuk kanë ndërmend të dorëzohen.