Tirana-Bylis 2-0 / Vazhdon efekti “Daja”, vjen fitorja e 10-të, e 5-ta radhazi

Share Button

Tirana-feste-Daja-2016

AlbanianSport.com 13.02.2016 16:50

ASNN – Tirana ka vuajtur të shtunën përballë Bylisit, por ka arritur të marrë një fitore në fund, me rezultatin 2-0, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Kjo ndeshje, që u luajt në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka qenë e barazpeshuar në pjesën e parë të saj, por gjithçka është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, Tirana ka ushtruar më tepër presion, duke fituar një 11-metërsh në minutën e 73-të dhe Gjergji Muzaka është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke i kaluar bardheblutë në epërsi.

Ndërsa në fund të kohës së rregullt, Tirana gjen edhe golin e dytë, me autor Peçin, i cili vulos kështu fitoren në shifrat 2-0. Ndërkohë, ndeshja Terbuni-Skënderbeu, e cila është luajtur në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit, pasi fusha e stadiumit të Pukës është e mbuluar nga bora, u fitua nga korçarët me rezultatin 3-1.

Po duke nisur nga ora 13:00, është luajtur në Kukës takimi midis skuadrës vendase dhe Teutës, që u mbyll në barazim 2-2. Ndërsa në Fushën Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës është zhvilluar takimi Vllaznia-Partizani, që u mbyll në barazim 1-1.

Takimi i fundit i kësaj jave është ai që ka nisur në orën 16:00, midis Flamurtarit dhe Laçit, që po luhet në Vlorë. Renditja e Kategorisë Superiore kryesohet nga Skënderbeu tashmë i shkëputur, në kuotën e 49 pikëve, 4 më tepër më tepër sesa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Tirana mban vendin e 3-të me 38 pikë.

 

Kategoria Superiore

Java e 21-të

 

Të shtunën, 13 shkurt 2016:

 

Vllaznia – Partizani                         1-1

Shënues: A. Dibra / Raçiç 23′                              

Fusha Sportive “Reshit Rusi”, Shkodër

 

Kukësi – Teuta                                  2-2

Shënues: Emini 12′, E. Flores 74′ / Shkalla 4′, Koçi 89′(a.g.)

Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

 

Tërbuni – Skënderbeu                     1-3

Shënues: Ivan Jovanoviç 90′ / Hamdi Salihi 10′, 63′, Renatinjo 84′

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”, Tiranë

 

Tirana – Bylis Ballsh                                    2-0

Shënues: Muzaka 73′(11-m.), Malaj 88’

Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

 

Flamurtari – Laçi                               (16:00)

Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Skënderbeu 21        16        1          4        45-16              49
  2. Partizani 21        13        6          2        29-13              45
  3. Tirana 21        10        8          3        26-11              38
  4. Teuta 21        10        4          7        24-19              34
  5. Kukësi 21        9        5          7        23-18              32
  6. Laçi 20        6        7          7        21-25              25
  7. Vllaznia 21        5        4          12        19-25              19
  8. Flamurtari 20        5        5          10        21-24              17
  9. Bylis Ballsh 21        4        4          13        21-40              16
  10. Tërbuni Pukë             21        3        2          16        14-52              11

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh