AlbanianSport.com 14.04.2015 12:20
ASNN – Tirana ka fituar edhe gjysmëfinalen e dytë në derbin me Partizanin dhe kualifikohet në finale të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj. Ashtu si ndeshja e parë, edhe e dyta u dominua nga bardheblutë, që e fituan atë me rezultatin e përgjithshëm 80-44.
Ashtu si ndeshja e parë, që ishte fituar nga kryesuesit e sezonit të rregullt 103-66 në “Asllan Rusi”, edhe e dyta midis Partizanit dhe Tiranës u dominua nga bardheblutë duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 80-44.
Tirana shkëputet ndjeshëm që në pjesën e parë 21-7. Pjesa e dytë është disi më e ekuilibruar dhe fiksohet në shifrat 19-18, sërish në favor të bardhebluve, të cilët shkojnë kështu në dhomat e zhveshjeve me epërsinë 15-pikëshe, 40-25.
Më pas, gjysma e dytë nuk ka shumë histori dhe Tirana shkon e qetë deri në fund për ta mbyllur krejt ndeshjen 80-44, në atë që ishte një derbi kryeqytetas pa shumë histori. Kësisoj, është Tirana finalistja e parë e Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj.
Ajo e ka mbyllur në dy ndeshje sfidën gjysmëfinale me rivalen kryeqytetase, Partizanin, dhe tashmë pret e qetë përfundimin e gjysmëfinales tjetër, që ka nevojë për një ndeshje shtesë, pasi Kamza Basket ka fituar bindshëm dhe thellësisht në Bathore ndaj shkodranëve, duke e barazuar rezultatin e sfidës.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kalendari i “play-off”it
Gjysmëfinalet:
Ndeshja e parë
(10 prill 2015)
Të premten:
Tirana – Partizani 103-66 (1-0)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Vllaznia – Kamza Basket 79-77 (+5’) (1-0)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Ndeshja e dytë
(14 prill 2015)
Të martën:
Partizani – Tirana 44-80 (0-2)
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Kamza Basket – Vllaznia 88-47 (1-1)
Salla Sportive, Bathore
Ndeshja e 3-të*
(18 prill 2015)
Të shtunën
Vllaznia – Kamza Basket (19:00)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
* Nëse do të ishte e nevojshme.