Tirana bën detyrën ndaj Barleti Volejit, fiton 3-0 brenda 67 minutash

Share Button

AlbanianSport.com 23/02/2024 20:35

ASNN – Volejboll, Tiranës i mjaftojnë 67 minuta për fitoren. Mundi Barleti Volejbin 3-0, ndeshja erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Kështu, Tirana ka fituar në 3 sete në fushë të huaj ndaj Barleti Volejit, në ndeshjen e vlefshme për Superligën e volejbollit të femrave, që u mbyll brenda 67 minutash lojë efektive.

Pas takimeve të para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, volejbolli i femrave është rikthyer në parket të premten, me dy takimet e para të javës së 11-të të saj, që është edhe e dyta e fazës së dytë. Në takimin e luajtur më herët, Lushnja është mundur në 3 sete nga Skënderbeu, teksa rezultatet e seteve ishin 30-32, 17-25 dhe 16-25.

Ndërkaq, në takimin e zhvilluar më vonë, edhe Tirana ka fituar në 3 sete në fushë të huaj ndaj Barleti Volejit, në ndeshjen që u mbyll brenda 67 minutash lojë efektive. Në fakt, ndeshja e luajtur në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, vetëm seti i parë, që ka zgjatur më shumë, 27 minuta, ka patur rivalitet, por është fituar nga vajzat bardheblu, 25-21.

Ndërkaq, dy setet e tjetra nuk kanë patur shumë histori, teksa Tirana i ka fituar ato në përkatësisht 21 dhe 19 minuta, me shifrat e thella 24-14 dhe 25-8 dhe gjithë ndeshjen 3-0. Java e 11-të mbyllet të shtunën dhe pasdite, Teuta pret në Durrës Pogradecin, ndërsa në mbrëmje, Vllaznia është mysafire në kryeqytet për t’u ndeshur me Partizanin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh