Volejboll – Femra / Tirana & Barleti Volej bëjnë detyrën në sfidat e ditës së parë

Share Button

AlbanianSport.com 01/12/2018 12:50

ASNN – Të premten janë luajtur ndeshjet e para edhe në Grupin B të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra dhe, sikundër pritej, Tirana dhe Barleti Volej, nuk kanë gabuar në takimet e luajtura në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Bardheblutë mundën 3-0 Skënderbeun në “shtëpinë” e tyre, ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, ku kryeqytetaset vuajtën disi për të mundur mikeshat nga Korça.

Skënderbeu provoi në setin e parë të befasojë Tiranën, duke luajtur mirë, por duket u dorëzuar vetëm në fund, pasi vajzat bardheblu fitojnë 26-24. Më pas, loja kthehet në një formalitet për kryeqytetaset, që fitojnë me lehtësi dy setet e tjera, me të njëjtat shifra, 25-15, dhe marrin 3 pikët e para. Me fitore e ka nisur këtë fazë edhe skuadra e Barleti Volley, që mundi 3-1 Vllazninë, një ndeshje me rivalitet vetëm në dy setet e para, ku të dyja ekipet rivalizuan pikë për pikë.

Kryeqytetaset vuajnë disi për të mundur mikeshat shkodrane në setin e parë, ku triumfojnë 25-22. Vllaznia reagon në setin e dytë, duke fituar 25-21. Por pas këtij momenti, në fushë dominon ekipi i trajnerit Hasan Gurabardhi, që ka komandën e lojës, duke fituar me lehtësi, madje bindshëm, 25-17 dhe 25-8, dy setet e tjera dhe krejt ndeshjen 3-1. Të shtunën luhet sfida kryesore e këtij grupi mes Tiranës e Barleti Volejit, që do të vendosë edhe fatin e kreut të grupit.

 

Kupa e Shqipërisë

Volejboll – Femra

 

Grupi B

 

Dita e parë, 30 nëntor 2018:

Barleti Volej – Vllaznia         3-1

(25-22, 21-25, 25-17, 25-8)

 

Tirana – Skënderbeu           3-0

(26-24, 25-15, 25-15)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Pikë

  1. Tirana             1          1          0          3
  2. Barleti Volej   1          1          0          3
  3. Vllaznia         1          0          1          0
  4. Skënderbeu  1          0          1          0

 

Dita e dytë, 1 dhjetor 2018:

Vllaznia – Skënderbeu       ora 14:00

Barleti Volej – Tirana            ora 16:00

 

Dita e 3-të, 2 dhjetor 2018:

Skënderbeu – Barleti Volej ora 15:00

Tirana – Vllaznia                   ora 17:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh