Adriatik Balla 28.05.2015 12:35
Pas mbylljes së kampionatit, klubet që nuk fituan asgjë ose dështuan këtë sezon lëvizën drejt projekteve të reja, me shpresën se do të mund të gjejnë rrugën e duhur të suksesit.
Tirana është një prej tyre, pasi mbylli një edicion për t’u harruar tërësisht dhe me probleme. Presidenti Refik Halili ka marrë në dorë frenat e skuadrës dhe dëshiron të bëjë ndryshimet e duhura.
Por Tiranës i mungon një trajner i aftë dhe i mirë, që të dijë të ndërtojë një skuadër konkurruese. Dy emra janë përmendur midis trajnerëve vendas: Shkëlqim Muça dhe Mirel Josa.
Por, nuk mungojnë as opsionet e trajnerëve të huaj. Pa trajner, s’ka zgjidhje. Çdo projekt i ri duhet të nisë nga stoli dhe këtë Halili e di mirë. Ndërsa ditët e merkatos së pritshme, kalojnë.