AlbanianSport.com 11/01/2020 23:00
ASNN – Tirana e ka fitoi miqësoren me skuadrën hungareze Mezokovezdit. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 1-0 në takimin e luajtur të shtunën në Antalia. Përballja u vendos nga goli i brazilianit Kale në pjesën e dytë. Kjo ishte miqësorja e dytë për Tirana në fazën përgatitore që po zhvillon në Turqi.
Ekipi shqiptar ka programuar edhe një tjetër test përpara se të kthehet në Shqipëri. Kështu, 24-herë kampionët e Shqipërisë kanë lënë pas humbjen para pak ditësh, 1-2, me Alaniansporin dhe janë rikthyer tek fitorja në provën e dytë miqësore të zhvilluar në tokën turke.
Bardheblutë fituan minimalisht falë golit të Elton Kalesë kundër hungarezëve të Mezokovezdit në kompleksin “Side Grande Aqua Sport Center” në Antalia. 24-herë kampionët e Shqipërisë zhbllokuan takimin në pjesën e dytë. Trajneri Egbo ka marrë përgjigjen e duhur nga skuadra e tij, e cila 3 ditë më parë u mposht nga Alaniaspori 1-2.
Mezokovezdi-Tirana 0-1
Shënues: Kale
Formacioni zyrtar: Bakaj, Doka, Vangjeli, Muça, Ismajlgeci, Batha, Celhaka, Kale, Torasa, Cikani, Ngo’. Trajner: Emanuel Egbo.