AlbanianSport.com 21.04.2015 09:25
ASNN – Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e kthimit në Laç. Bardheblutë kanë shtuar ritmin e punës në “Skënder Halili”.
Fillimisht trajneri Gugash Magani ka zhvilluar një analizë me skuadrën për të diskutuar mbi strategjinë e të mërkurës.
Trajneri u ka kërkuar lojtarëve të tij të luajnë me zemër dhe të besojnë tek kualifikimi për në finale.
Bardheblutë nuk kanë asnjë mungesë për këtë takim dhe lajm i mirë është rikthimi i Mario Morinës që sot është stërvitur me ritëm të lartë bashkë me grupin.
Në fund të seancës stërvitore skuadra ka praktikuar edhe goditjet nga pika e bardhë e 11-metërshave.
Siç duket, bardheblutë po marrin masat për çdo situatë në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Laçit.