AlbanianSport.com 12.01.2015 08:25
ASNN – Tirana është një nga skuadrat e kampionatit shqiptar, që ka vendosur ta kryejë fazën përgatitore dimërore në Shqipëri. Pasi ka kryer disa ditë stërvitje në Tiranë, trajneri Gugash Magani me futbollistët e tij, kanë vijuar seancat stërvitore në qytetin e Durrësit.
Pas ardhjes së Kahatës dhe Muzakës, tek Tirana priten të vijnë edhe dy futbollistë të tjerë. Tirana ka zgjedhur qytetin e Durrësit për të vazhduar fazën përgatitore të dimrit. Prej së shtunës, futbollistët bardheblu nën drejtimin e trajnrit Gugash Magani po vijojnë stërvitjen në bregdet duke kryer ushtrime të veçanta, kryesisht për përgatitjen fizike.
Trajneri Magani është i kënaqur me ardhjen e dy lojtarëve Kahata dhe Muzaka, ndërsa pret të vijnë edhe dy përforcime të tjera. Trajneri Magani ka bindjen se ekipi që drejton i ka të gjitha mundësitë për të dalë në krye të renditjes në përfundim të dy fazave të fundit të kampionatit.
Tek Tirana kanë ardhur edhe dy lojtarë brazilianë të cilët do të jenë në provë tek bardheblutë deri të mërkurën.