AlbanianSport.com 03.11.2014 16:10
ASNN – Tirana B ka marrë fitoren e parë të sezonit të ri të Grupit A të Kategorisë së Dytë, ndërsa Domosdova vijon të jetë në një krizë të thellë.
Miqtë nga Prrenjasi kanë rezistuar vetëm në pjesën e parë. Sapo ka nisur e dyta ka nisur dhe fortuna e Tiranës, e cila në harkun kohor të tre minutave ka shënuar dy herë me Hoxhën.
Është kundërpërgjigjur Beqo në minutën e 64-t, por Hoxha, që ka firmosur trigolëshin e tij personal, në të 69-n ka shënuar dhe golin e tretë.
Dhe në përfundim 3-1 për bardheblutë e Ilir Muçës, që marrin fitoren e parë dhe i largohen fundit, aty “dergjet” Domosdova me 0 pikë pas 5 javësh.
Tirana B – Domosdova 3-1
Shënues: Hoxha 49’(11-m.), 52’, 69’ / Beqo 64’
Tirana B: Çela, Njebza, Lala, Cara (Hoxha 46’), Zajmi (Xhameta 78’), Çangu, Bregasi, Lita, Canaj (Jaupllari 76’), Kaloshi, Kacoli. Trajner: I. Muça
Domosdova: Sina, Rira, Mema, Bega, Bozha, Vreto (O. Karriqi 46’), L. Karriqi, Toçka (M. Karriqi 77’), Llojko, Beqo, Çaushi. Trajner: L. Rira
Gjyqtarë: B. Dragusha, S. Zeka, D. Gërmusha (Shkodër)