AlbanianSport.com 21/12/2018 18:55
ASNN – Tirana ka marrë një fitore si oksigjen të premten përballë Flamurtarit të Vlorës, me rezultatin 3-1. Ishte një duel i vështirë për të dyja skuadrat, luajtur në kuadër të javës së 18-të të Kategorisë Superiore. Vlonjatët vinin pas disa rezultatesh pozitive, që i kishin afruar ata me kryesuesit dhe ndiheshin në pozita të mira. Por sot skuadra e Ilir Dajës zhgënjeu në Stadiumin “Selman Stërmasi”, duke dalë pa pikë. E kundërta ndodhi me Tiranën.
Pas shumë zhgënjimesh dhe një situate krejt të paqartë, fitorja e sotme, edhe pse e ngushtë 1-0, mjaftoi për të marrë tri pikë që e ngjisin ekipin bardheblu në vendin e shtatë dhe i japin shpresë skuadrës 24-herë kampione të ecin para për të pretenduar të paktën mbijetesën. Një trepikësh që vjen në momentin e duhur për trajnerin Ardian Mema, i cili edhe një herë tjetër nuk i kurseu kritikat, duke thënë se Tiranës i duhet një merkato me emra cilësorë që të bëjnë diferencë.
Sa i takon ndeshjes, Flamurtari luajti më mirë në pjesën e parë. Krijoi disa raste të mira shënimi dhe në tërësi e dominoi lojën, por pa dalë tek goli. Tirana ishte e çorganizuar në fraksionin e parë të lojës dhe as nuk përbënte rrezik. Sidoqoftë, në pjesën e dytë ndodhi mrekullia për bardheblutë, pasi Edon Hasani shënoi një gol me vlera në minutën e 87-të, duke i dhënë tri pikë Tiranës, një fitore që e rikthen për momentin në vendin e shtatë, por pa e shkëputur përfundimisht nga rivalët e mbijetesës.
Në këtë ndeshje pati dhe një episode sa qesharak, aq dhe të diskutueshëm, në lidhje me një vendim të paprecedentë që mori gjyqtari i ndeshjes. Futbollisti i Flamurtarit Pollozhani ishte ndëshkuar gjatë lojës me karton të verdhë dhe në një moment të dytë lojtari preku topin me dorë dhe u ndëshkua sërish me të verdhë, gjë që duhej të linte fushën e lojës me karton të kuq. Kartoni jepet, por gjyqtari befasoi tërësisht, duke e anuluar kartonin e kuq dhe duke e lejuar lojtarin të luajë.
Një veprim që shkaktoi indinjatë tek sportdashësit. Sinjalin gjyqtarit Koçi ia dha ndihmësi i tij anësor, por veprimet e gjyqtarëve të ndeshjes në këtë rast ishin rast për librin “Guinness”. Një tjetër veçanti e ndeshjes së të premten ishte kthimi në tribuna i grupimit të tifozëve bardheblu, “Tirona Fanatiks” dhe fitorja duket se po ringjall shpresën e mbijetesës. Megjithatë, kësaj Tirane i duhet shumë punë të arrijë nivelin e duhur të rezultateve.
Kategoria Superiore
Java e 18-të
Të premten, 14 dhjetor 2018:
Kamza – Skënderbeu 1-0
Tirana – Flamurtari 1-0
Të shtunën, 15 dhjetor 2018:
Teuta – Laçi (17:00)
Të dielën, 16 dhjetor 2018:
Luftëtari – Partizani (13:30)
Kukësi – Kastrioti (13:30)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Partizani 17 11 3 3 18-8 36
- Teuta 17 9 5 3 23-12 32
- Kukësi 17 9 4 4 16-9 31
- Skënderbeu 18 9 3 6 20-13 30
- Laçi 17 8 5 4 15-12 29
- Flamurtari 18 8 4 6 15-12 28
- Tirana 18 4 5 9 19-21 17
- Luftëtari 17 5 1 11 14-20 16
- Kamza 18 4 3 11 9-20 15
- Kastrioti 17 3 1 13 11-33 10